Sara Paymán, këngëtare dhe krijuese përmbajtjesh me origjinë gjysmë-indiane dhe iraniane, por e lindur e rritur në Britani dhe tani e një vit jeton në Shqipëri, ka marrë vëmendje në TikTok për versionet dhe coveret e saj të mahnitshme të këngëve tradicionale shqiptare.
Performancat e saj tregojnë pasionin e madh për muzikën klasike shqiptare, duke ndërthurur pasurinë e saj kulturore të ndryshme me traditat muzikore të pasura të Shqipërisë.
Qasja e saj muzikore provon t’i miksojë zhanret si pop, indie dhe akustik të interpetuara në piano, duke ofruar interpretime të klasikeve shqiptare, me ngjyrime ndërkombëtare.
@sarapayman A tribute to Adem Jashari, a legendary figure and national hero in Kosovo’s struggle for independence 🇦🇱 popularised by @Shkurte Fejza 🙏🏽 #albanian #albania #shqiperia #shqip #tiktokalbania #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #kosovo #fyp ♬ original sound – Sara Paymán
Në videot e saj në TikTok, Sara na ofron versione të mahnitshme të këngëve klasike shqiptare, si “Valle Kosovare”, “Mora Fjalë”, “Lule Borë”, “O vemi, o s’vemi” e shumë të tjera.
Me përmbajtjet e saj në Tiktok, Sara angazhohet ta ruajë dhe promovojë trashëgiminë muzikore shqiptare, dhe jo vetëm, duke ofruar audiencës një përvojë të larmishme, që lidh identitetin e saj multikulturore me tingujt tradicionale të Shqipërisë.
@sarapayman Sorry, I couldn’t resist the ending 🙈🤭 #albanian #albania #shqiperia #kosovo #tiktokalbania #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #fyp #singer ♬ original sound – Sara Paymán
Profesionalisht, Sara është dentiste, mirëpo pasioni i saj për muzikën ka bërë që ajo të ndjekë karrierë në muzikë. Ajo është anëtare e besimit Baháʼí dhe e ka filluar udhëtimin e saj muzikor duke kompozuar këngë të frymëzuara nga citate të besimit Baháʼí, duke i performuar ato në ngjarje të ndryshme.Katror.info