Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), do të nisë së shpejti funksionimin shërbimi i Toksikologjisë, i cili do të sjellë përmirësime të mëdha në diagnostikimin dhe trajtimin e rasteve të intoksikimit, njoftoi Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), transmeton Katror.info.
Ky shërbim i ri do të pajiset me teknologji bashkëkohore, duke mundësuar analizimin e saktë të rasteve të helmimeve, qoftë ato të menjëhershme apo të akumuluara me kalimin e kohës.
Përmes metodave të avancuara, do të bëhet monitorimi i nivelit të barnave në gjak dhe do të identifikohen në mënyrë efikase rastet e abuzimit me substanca të rrezikshme.
Falë kësaj iniciative, pacientët do të kenë qasje në trajtime më të sigurta dhe efikase, duke përfituar nga një kujdes mjekësor i standardeve më të larta./Katror.info