katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Jack Kerouac, poezia, muzika dhe liria që ndryshuan Amerikën
    60 minutes ago
    KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë
    12 hours ago
    Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat
    15 hours ago
    Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor
    15 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    12 hours ago
    Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”
    15 hours ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    1 day ago
    Mbahet konferenca rajonale “Youth Employment in the Western Balkans” në Prishtinë
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Tre filma të rinj të huaj xhirohen në Kosovë – njëri sjell historinë e Shpellës së Gadimes
    54 minutes ago
    Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto
    16 hours ago
    Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë
    2 days ago
    Radio Kosova nis maratonën për Festivalin e Këngës
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    6 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    3 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    4 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    6 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    15 hours ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    4 days ago
    Shpellat që fshehin historinë 38 milionë vjeçare të Floridës
    2 days ago
    TDW: Tirana, destinacioni turistik më i preferuar në Ballkan
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Shpella e Gadimes, thesar natyror i Kosovës me kristale që sfidojnë Ligjin e Gravitetit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Udhë

Shpella e Gadimes, thesar natyror i Kosovës me kristale që sfidojnë Ligjin e Gravitetit

Last updated: 15/11/2024 2:04 PM
390 Shikime
Shpërndaje
Foto: Telegrafi

Pak minuta nga qyteti i Lipjanit gjendet Shpella e Gadimes apo siç njihet si Shpella e Mermertë. Kjo shpellë është një monument i veçantë dhe zë vendin e tretë në Evropë nga bukuria natyrore. Ndërkaq, në gjithë planetin janë vetëm pesë shpella të tilla. Kjo shpellë për herë të parë është zbuluar nga banori i Gadimes, Ahmet Asllani i cili aso kohe po e ndërtonte shtëpinë e tij duke marrë gurë në afërsi të shpellës, shkruan Telegrafi.

Ajo që e bën të veçantë shpellën e Gadimes është prezenca e kristaleve që quhen aragonite. Ky monument i rëndësisë së veçantë është i mbrojtur nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, ndërkaq menaxhohet nga Ministria Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Telegrafi Official

Drejtoresha e shpellës në Gadime, Adriana Pllana, në një intervistë për Telegrafin, ka treguar për rëndësinë dhe vlerën e veçantë të këtij monumenti natyror. Sipas saj, deri më tash janë bërë disa investime, por nevojat janë më të mëdha për ta zbuluar edhe katin e dytë dhe hapjen e disa korridoreve të reja.

Mundesh me e lexu edhe…

Ajo ka folur edhe për rënien e numrit të vizitorëve pas pandemisë Covid19 dhe pas liberalizimit të vizave.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Vizitorë kemi, por jo aq shumë sa ishin para pandemisë në vitin 2019, pastaj ndikimin tjetër e ka pasur edhe liberalizimi i vizave. Këto vit e kemi vërejtur një ulje të numrit të vizitorëve nga Kosova. Pra, ulja po vërehet edhe nga nxënësit e shkollave. Shpella është një bukuri e natyrës e cila është e pasur me mermer dhe për atë arsyeje titullohet si Shpella e Mermertë, andaj shpella të tilla në gjithë planetin janë vetëm pesë ose gjashtë. Pra, është një bukuri e rrallë natyrore”, ka thënë Pllana.

Sipas saj, aragonitet që janë brenda shpellës janë të rralla në Kosovë dhe më gjerë, andaj veçoria e tyre është se ujërat që rrjedhin kalojnë deri në maje të tyre.

“Ne e dimë se me ligjin e gravitetit çka është lartë duhet të bie teposhtë, por në këtë rast uji kur arrin në maje të kristalit kthehet përsëri lartë dhe duke u kthyer lartë kristalizohet dhe formohet kristali aragonit. Pra, në këtë rast thyhet ligji i gravitetit”, ka thënë Pllana.

Ajo tregon se kanë vizita edhe nga shkollat fillore, por me numër të vogël të nxënësve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kemi vizita edhe nga studentët për shkaqe të hulumtimeve të tyre dhe studimeve të tyre. Më shumti kemi studentë nga Dega e Biologjisë dhe Gjeologjisë, madje ata vijnë edhe të organizuar me profesorët e tyre”, ka thënë ajo.

Sipas saj, vizitorë kanë edhe nga Maqedonia, ndërkaq institucionet kanë bërë investime për ta rregulluar ndriçimin profesional të shpellës, por ka hapësirë edhe për investime të tjera.

“Kemi nevojë edhe për monitorimin me kamera sepse një thyerje e kristalit është vepër penale dhe nuk lejohet thyerja e tyre. Pastaj është me prioritet të lartë edhe vazhdimi i hulumtimit të shpellës, hapja e korridoreve të reja, pastaj hulumtimi për katin sipër që është i pa hulumtuar dhe nuk kemi asnjë studim. Andaj ka nevojë për investime të mëdha”, ka thënë Pllana.

Bujar Ejupi, ciceron i kësaj shpelle, ka treguar për Telegrafin se kjo pasuri natyrore është e veçantë për gjithë Kosovën. Ai ka treguar se shpella është zbuluar nga banori i Gadimes, Ahmet Asllani në vitin 1969 i cili aso kohe kishte njoftuar institucionet dhe ishte kuptuar se kjo pasuri natyrore është e veçantë në Kosovë dhe më gjerë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Rreth 90 për qind shpellës përbëhet nga shkëmbinjtë e mermertë që janë të rralla dhe është në vendin e tretë në Evropë për nga bukuritë natyrore që ka. Ka galei të bukura dhe të ndryshme”, ka deklaruar Ejupi.

Ai shpjegon se brenda në shpellë është edhe salla e koncertit ku shkolla fillore “Zenel Hajdini”në Gadime për herë të parë pati mbajtur një koncert dhe nga atëherë është emëruar kjo sallë e koncerteve.

“Këtu ka edhe tinguj të muzikës përmes kristaleve të cilat kanë zbrazësi në mes dhe asnjë kristal nuk e ka tingullin e njëjtë. Brenda në shpellë është edhe galeria apo kopshti i dashurisë kur ‘Romeo dhe Xhulieta’ e presin takimin e tyre edhe një milion e 500 mijë vjet. Kristali që vjen nga lartë-poshtë e quajmë stalaktit, e ka një vrimë në mes dhe pika e ujit bie poshtë, avullohet –kristalizohet dhe formohet stalaktiti nga poshtë-lartë. Pra bashkimi i këtyre kristaleve formojnë stalagmitet apo shtyllat e shpellës”, ka njoftuar ai. /Telegrafi/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Tre filma të rinj të huaj xhirohen në Kosovë – njëri sjell historinë e Shpellës së Gadimes
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Google bën revolucion teknik me kompjuterin kuantik
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Dora” e Lorika Govorit – një model i modës së qëndrueshme në Kosovë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Njohuria për të drejtat në punë – çelës për trajtim dinjitoz të punëtorëve
TAGGED:bukuri natyroreGadimeShpella e Gadimestop4turistetUdhë

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Së shpejti premiera e filmit dokumentar “SENSEI: Driton Toni Kuka, Made in Kosova”
Artikulli i ardhshëm Rritja e popullaritetit të ushqimit të shëndetshëm vegjetarian

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Udhë

Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s

15 Shikime
Udhë

Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?

18 Shikime
Udhë

Shpellat që fshehin historinë 38 milionë vjeçare të Floridës

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?