Policia Federale e Gjermanisë, ka dhuruar një donacion prej pesë automjeteve furgonë për Policinë e Kosovës.
Sipas një komunikate për media, donacioni dëshmon bashkëpunimin mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës me atë Gjermanisë.
“Ky donacion dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë, e në veçanti me Policinë Kufitare, në luftimin e krimit të organizuar, atij trans-kufitar si dhe mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror”, thuhet tutje në komunikatë.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtij donacioni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i PK-së Fehmi Hoti, ambasadori i Gjermanisë Jörn Rohde, stafi i lartë menaxhues dhe përfaqësues të tjerë./Katror.info