Dëgjimi i muzikës që na pëlqen nuk është vetëm përvojë e këndshme, por edhe një formë terapie që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tonë mendor.
Studimet e fundit kanë konfirmuar se muzika rrit nivelin e dopaminës në tru, hormon që lidhet me ndjesinë e kënaqësisë.
Kjo është arsyeja pse shumë njerëz i drejtohen muzikës në momentet e stresit, trishtimit apo lodhjes. Tingujt e këngëve të preferuara krijojnë ndjesi qetësie dhe relaksi që ndihmon në menaxhimin e emocioneve të forta.
Terapistët e shëndetit mendor po e përfshijnë gjithnjë e më shumë muzikën në programet terapeutike për trajtimin e depresionit, ankthit dhe traumave emocionale.
Muzika ndihmon në përpunimin e ndjenjave dhe rikrijimin e lidhjes së individit me veten.
Për të përfituar nga efektet e saj, mjafton të krijoni një listë personale me këngët që ju prekin pozitivisht dhe t’i dëgjoni në momente të vështira ose gjatë rutinës ditore.
Muzika nuk njeh recetë – ajo është për të gjithë dhe ndihmon pa fjalë.
Përgatiti:
