Qentë endacakë shprehin më tepër sjellje agresive gjatë motit të ftohtë për disa arsye specifike.
Mungesa e ushqimit gjatë dimrit i bën qentë të ndihen më të rrezikuar, me ç’rast shprehin më tepër agresivitet ndaj njerëzve apo kafshëve të tjera. Kjo i shtyn ata të sulmojnë me qëllim për të siguruar mbijetesë në temperatura të ulëta.
Gjithashtu thuhet se qentë sulmojnë edhe për shkak se kryesisht gjatë dimrit mblidhen në grupe me qëllim për t’u ngrohur. Kjo bën që turmat e qenve të ndihen “më të guximshëm” dhe të sulmojnë, me qëllim të sigurimit së ushqimit, territorit apo edhe të mbrohen.
Gjithashtu një tjetër faktor është se qentë përjetojnë stres, sidomos kur temperaturat bien. Kjo mund të bëjë që ata të irritohen nga ambienti i jashtëm dhe të kenë prirje agresive.
Rekomandohet që në këtë periudhë qentë të mos provokohen dhe të mos bëni zhurmë pasi kjo mund t’i bëjë që të reagojnë me agresivitet. Gjithashtu thuhet se duhet të mos injoroni gjuhën e trupit të tyre, pasi secila shenjë ka diçka për të thënë./Katror.info