Vetëm se shtëpia juaj është e arreduar bukur dhe e pastër nuk do të thotë se është një vend i lumtur për të jetuar. Sipas shkencës, janë ngjyrat, elementët e veçantë, lulet dhe pajisjet e ndryshme ato që përmirësojnë harmoninë në shtëpinë tuaj, duke ju bërë juve në mënyrë të pakuptueshme njerëz më të lumtur.
Lyejini muret me ngjyrë të gjelbër ose të verdhë
Nga të gjitha ngjyrat e ylberit, një studim nga Universiteti Vrije në Amsterdam zbuloi se këto dy nuance lidhen me ndjenjat e lumturisë.
Lule të freskëta
Hulumtimi i kryer nga Rutgers zbuloi se prania e luleve shkakton emocione pozitive dhe rrit ndjenjat e kënaqësisë.
Foto sentimentale
Një studim nga Universiteti i Portsmouth zbuloi se prania e fotografive në shtëpi lidhet ngushtë me ndjesinë e qetësisë dhe pozitivitetit. Një gjë e tillë ju bën të ndiheni në shtëpi, në një vend të sigurt.
Qirinjtë me aromë vanilje
Ka një arsye pse ju dëshironi të ndizni gjithmonë qirinjtë tuaj aromatikë pas një ditë të lodhshme ! Ata janë qetësues dhe me sa duket aroma e qirinjve ka një ndikim të madh në lumturinë tuaj. Nëse ju doni të përmirësoni gjendjen shpirtërore, një studim pohoi se aroma e vaniljes është e duhura.
Kafshët shtëpiake
Hulumtimi i publikuar në Journal of Personality dhe Psikologjia Sociale zbuloi se kafshët përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës së njerëzve që i kanë. Nuk ishte nevoja që shkencëtarët të kryenin një studim për këtë gjë pasi është e vërtetuar qindra vite më parë kur njerëzit i zbutën kafshët vetëm për t’i pasur pranë./Living.al