Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar sapo i ka përditësuar të dhënat për pritjet në kufi.
Në publikimin e të dhënave të orës 07:03, pritjet në hyrjet dhe daljet nga Kosova nuk janë më shumë se pesë minuta. Pritje nuk ka as në pikat kufitare Merdar, Dheu i Bardhë e Jarinje ku kryesisht në fundvit dhe gjatë verës krijohen kolona.
Në pikat kufitare të Kosovës, sidomos gjatë periudhës së festave, krijohen shpesh kolona të gjata automjetesh, për shkak të kthimit masiv të mërgimtarëve që zgjedhin të kalojnë festat pranë familjarëve dhe të afërmve të tyre.
Ky fenomen ndodh kryesisht në muajt dhjetor dhe janar, kur festat e fundvitit sjellin fluks të shtuar në hyrje dhe dalje të vendit.
Sipas të dhënave nga autoritetet kufitare, gjatë këtyre periudhave, numri i automjeteve që kalojnë kufirin shumëfishohet, duke krijuar nevojë për menaxhim më të kujdesshëm të trafikut dhe përforcim të stafit për të shmangur vonesat e panevojshme.
Kjo situatë është kthyer në një traditë të zakonshme, teksa mërgimtarët mbajnë gjallë lidhjet me vendlindjen, pavarësisht sfidave që mund të paraqesë udhëtimi./Katror.info