Skenari i filmit të famshëm të Krishtlindjeve, “Home Alone” (Kevin i vetëm në shtëpi), është krijuar në një kohë rekord prej vetëm 9 ditësh nga skenaristi legjendar John Hughes.
Frymëzimi për këtë histori i erdhi Hughes gjatë një udhëtimi familjar, ku ai e mendoi një situatë të pazakontë:
“Çfarë do të ndodhte nëse një fëmijë do të harrohej në shtëpi nga prindërit e tij?”
Ky koncept, i cili fillimisht mund të duket si një ide e thjeshtë, u shndërrua në një nga filmat më të dashur dhe më të ndjekur të periudhës së Krishtlindjeve.
Në filmin “Home Alone”, protagonisti është një djalë i vogël, Kevin McCallister, i cili, pasi harrohet nga familja gjatë një udhëtimi për festat, duhet të mbrojë shtëpinë e tij nga dy hajdutë të paaftë.
Pavarësisht se duket si një komedi e lehtë, historia ka bërë që të shpërthejë një valë emocionash dhe humor që ende mbetet e freskët në kujtesën e adhuruesve të kinemasë.
Në Kosovë e Shqipëri, ky film u transmetua me titullin “I vetëm në shtëpi”, dhe ka qenë një pjesë e pandashme e periudhës festive, duke u bërë një klasik i Krishtlindjeve që shumica e familjeve e shohin çdo vit.
Edhe pse është krijuar më shumë se tre dekada më parë, “Home Alone” vazhdon të mbetet një film i pashlyeshëm që risjell ngrohtësinë dhe gëzimin e Krishtlindjeve për çdo brez.
A e keni parë këtë vit? Nëse jo, është koha ta shikoni dhe të përjetoni përsëri magjinë e një prej filmave më të dashur të të gjitha kohërave!/Katror.info