“SkupiFestival” do të nisë të hënën, dhe deri më 19 tetor do të prezantohen gjashtë projekte teatrale, shkruan KultPlus.
Me drejtor Muzbajdin Qamili, ky edicion i këtij festivali do të nis më shfaqjen “1984” nga Teatri Kombëtar I Kosovës, shfaqje kjo me autor George Orwell e regji të Igor Mendijski, për të përfunduar ky edicion me paraqitjen e trupës bullgare, të cilët do të prezantojnë shfaqjen “Grimca elementare”.
Në këtë edicion shfaqjet do të vlerësohen nga juria në përbërje të: Handan Salta, Keti Doncevska dhe Drita Kaba Karaga./Katror.info