Avokadoja asht nji prej frutave (por që shfrytëzohet si perime) që njihet për përfitimet shëndetësore dhe vlerat ushqyese, meqë asht frut që ofron yndyrna t’ngopshme e t’shnetshme për organizmin tonë. Kurse, hurmat njihen si fruta sa t’shijshme aq edhe plot t’mbushuna me vlera ushqyese – kanë edhe kësi benefiti t’hatashëm. Ec e mos i kombino mandej këto 2 fruta!
A ke provu me kombinu avokadon me hurma? Nëse jo, ne po i ndajmë udhëzimet e maposhtme me shpresën që ke me e provu super-smoothie-n me avokado dhe hurma – smoothie ky që po e provove nuk e ndërron.
PËRBËRËSIT (servimi për 1):
1/2 avokado (e prerë)
1 gotë qumësht
1 banane
4 hurma (pa thelb)
1 grusht spinaq
1 lugë e mesme gjalpë kikiriku
PËRGATITJA:

Shto përbërësit n’blender. Bluje masën deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme dhe smoothie t’mos ketë copa t’mëdhaja mrenda.
REZULTATI:

Servo smoothie-n n’gotë dhe pije menjiherë. ose vendose n’shishe t’xhamit e ruje n’frigorifer e pije brenda ditës. Thjeshtë çka duhesh me ba asht me e shkundë shishen mirë para përdorimit. Shijo!
E nëse je n’kërkim t’ideve t’tjera për smoothie – ne t’i kemi radhitë 5 smoothie-t ma t’mira për shnetë bashk me 3 smoothie me dredhëza që kujtdo i pëlqejnë. Secila asht ma e mirë se tjetra, edhe secilën prej tyre e ke gati brenda 2 minutave.
Poashtu, nji kombinim tjetër ku dredhëzat e avokadoja shkojnë mirë mes vehte dhe janë t’konsumushme për mëngjes asht edhe kur i ban këto 2 fruta bashk me nji tost. Andaj, mos e le pa e provu edhe tostin me avokado dhe dredhëza t’cilin n’pak hapa e ke gati. Shijo/ katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
