Kushdo që i parapëlqen smoothie-t që n’konsistencë janë ma kremoze por edhe ekzotike, e din sa vështirë asht me i kombinu pemët n’raste t’caktume por edhe përbërësit për me e fitu konsistencën e smoothie-t qysh e don. Mirëpo, a t’ka shku mendja me i shtu perime smoothie-ve, apo nuk ta merr mendja që shijojnë qasi soji? – Qe ku na ke neve me ta ndrru mendjen, po i morre parasyshë rekomandimet tona e po i provove!
Smoothie me dredhëza dhe kastravec asht mënyra ma e mirë e mundshme me i përfshi edhe perimet n’smoothie, pa u vërejtë që janë aty, por t’u i marrë vitaminat e nevojshme. E këtë kombinim mundesh me ua ba gati fëmijëve për shkollë pa u tutë që nuk po e pijnë, sepse, kremoziteti dhe ambëlsia e këtij smoothie-t nime t’len pa fjalë.
PËRBËRËSIT (1 servim):
150 gr dredhëza
1 kastravec
1 banane
1/2 gotë qumësht
2 lugë gjelle lang portokalli
Gjethe mente (për servim)
PËRGATITJA:
Shto t’gjithë përbërësit n’blender e bluji deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme. Servo.
REZULTATI:
Servo smoothie-n n’gotë, dekoroje me copëz dredhëze e nji rriskë kastraveci si dhe shtoja pak mentë për ektra shije. Konsumoje pijen menjiherë, ose fute n’shishe xhami n’frigorifer e konsumo brenda 2 ditëve. Thjeshtë çka duhesh me ba asht me e shkundë shishen mirë para përdorimit.
Nëse po ke qejf me konsumu ma shumë perime përmes pijeve, atëherë mundesh me e përgatitë smoothie-n me lulelakër dhe gjalpë kikiriku, smoothie-n me dredhëza dhe lulelakër, ose smoothie-n me qershi dhe lulelakër.
Ndërkaq, nëse je n’kërkim t’pijeve freskuese, atëherë ta rekomandojmë me e provu limonatën klasike, smoothie-n klasik me bostan, ose mentë-limonatën – trijat këto super pije e që ja vlenë me i përgitë gjatë verës. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria