Shumë njerëz e kanë t’vështirë me konsumu perime t’caktume e n’disa raste nuk i konsumojnë hiç. Kjo ndikon që ata me marrë vlera ma t’dobëta ushqyese, veçanarisht nëse janë tipa zgjedhin ushqim; njerëz me kajde. Megjithatë edhe për ta ka nji truk se qysh me i shti me konsumu ma shumë perime edhe me u ushqy ma mirë.
Ti që nuk i han fort perimet, e ke mundësinë me i shiju mëngjeset me 1 prej 3 smoothie-ve me lulelakër – smoothie këto që kanë me ta ndrru përceptimin mbi shijen e pijeve që përmbajnë perime, meqë benefitet e lulelakrës ke me i marrë, por pa e hetu fare shijen e saj. Poashtu, nëse ke fëmijë dhe je ka provon me i ushqy ma mirë – këto receta kanë me t’hy n’punë po i provove.
1. SMOOTHIE ME DREDHËZA DHE LULELAKËR
Smoothie me dredhëza dhe lulelakër asht mënyra ma e mirë e mundshme me i përfshi edhe perimet n’smoothie, pa u vërejtë që janë aty, por t’u i marrë vitaminat e nevojshme.
2. SMOOTHIE ME LULELAKËR DHE GJALPË KIKIRIKU
Smoothie-n me lulelakër dhe gjalpë kikiriku mundesh me ua ba gati fëmijëve për shkollë pa u tutë që nuk po e pijnë, sepse, kremoziteti dhe ambëlsia e këtij smoothie-t nime t’len pa fjalë.
3. SMOOTHIE ME QERSHI DHE LULELAKËR
Smoothie me qershi dhe lulelakër njilloj sikurse 2 smoothie-t paraprake asht super-kombinim i qershiave dhe lulelakrës e që nuk vrehet aspak. Plus, n’dakik e ke gati.
Servoji smoothie-t n’gotë dhe konsumoji menjiherë, ose vendosi n’shishe t’xhamit e me e rujtë n’frigorifer. Ky smoothie qëndron i freksët për 2 ditë. Thjeshtë çka duhesh me ba asht me e shkundë shishen mirë para përdorimit.
E nëse t’ka shku mendja me i shtu perime smoothie-ve, apo nuk ta merr mendja që shijojnë qasi soji, qe ku na ke neve me ta ndrru mendjen, po i morre parasyshë rekomandimet tona e po i provove! Biles, edhe smoothie-n me spec t’kuq dhe dredhëza ta rekomandojmë me e provu. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria