katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    9 hours ago
    Rritja e turizmit ngadalësohet në raport me vitin e kaluar
    10 hours ago
    IKSHPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta, këto janë këshillat
    9 hours ago
    Fundjavë me diell – maksimalja 40°C
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Greqia bëhet shteti i parë në Evropë që ndalon peshkimin në zonat e mbrojtura
    7 hours ago
    “Epoka e pandëshkueshmërisë klimatike merr fund” – Vendim historik nga Haga
    7 hours ago
    Punëtorët e KEK-ut do të marrin një bonus në vlerë prej 400 euro
    10 hours ago
    “Ditët e Diasporës” në Vushtrri, Komuna pret bashkatdhetarët
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    1 day ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    1 day ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    1 day ago
    Sa shumë pasuri la pas Ozzy Osbourne?
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    9 hours ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    5 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    5 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    7 hours ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    1 day ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    3 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    6 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Social Media e parë në gjuhën shqipe po zhvillohet në Vushtrri…
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Social Media e parë në gjuhën shqipe po zhvillohet në Vushtrri…

Last updated: 29/04/2023 12:04 PM
317 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media

Shpesh na është dëshmuar se Kosova është shtet i të rinjve të talentuar, e pikërisht këto fjalë i përshkruajnë më së miri nxënësit e Innovation Academy në Vushtrri. Përkushtimi edhe inovacioni i tyre të lë pa fjalë. 

Enes Fejza tash e katër vjet është pjesë e kësaj shkolle. Ai ka realizuar projekte të shumta dhe kulmin e ka aritur tash duke jetësuar një platformë të parë sociale në gjuhën shqipe. Ngjashëm sikur mediat e sotme sociale, edhe në plaformën e realizuar nga Enesi, njerëzit mund të komunikojnë me të tjerët, të postojnë edhe të shohin postimet e njëri-tjetrit. 

Enes Fejza | Nxënës

“E kam bërë në shqip që të bëhet pak më e famshme, sepse nëse do ta bënim në anglisht është si krejt tjerat e në shqip nuk është asnjë,” shpjegon Enesi në një bashkëbisedim me Katror.info, ndërsa na e shpjegon hap pas hapi se si funksionon platforma në fjalë.

Mundesh me e lexu edhe…

Greqia bëhet shteti i parë në Evropë që ndalon peshkimin në zonat e mbrojtura

Në kohën kur inteligjenca artificiale ka marrë hov, Enesi shpjegon se në kuadër të platformës së zhvilluar nga ai, përdoruesit mund të komunikojnë me një robot.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Mundesh me komuniku me një robot i cili të kthen përgjigje vetë. Janë disa përgjigje që t’i kthen pak a shumë që i kam programuar, nëse klikojmë këtu djathtas të dalin.”

Një tjetër projekt interesant është “Booking Kosova”, në  të  cilin nxënësi Lorik Rama i ka vendosur hotelet edhe disa nga vendet turistike të  Kosovës që  ta lehtësojë orientimin e turistëve në Kosovë.

Lorik Rama | Nxënës

“Kjo është webfaqja e Booking Kosova, është një webfaqe shumë e thjeshtë, shumë e lehtë për ta përdorur. Mund të shikosh disa nga hotelet në mbarë Kosovën që janë, disa prej më të mirave. Po ashtu janë edhe disa prej qyteteve dhe dukurive natyrore të Kosovës. Po ashtu e kemi edhe pjesën e profilit, ku mund t’ia ndërrosh emrin, t’ia vendosësh një emër të ri, emailin, fotografitë dhe të gjitha gjërat. I kemi edhe pjesën për bookings: completed bookings, cancelled… i kemi settings-at, kartelën payement”, shpjegon ai.

Feride Uka është një tjetër nxënëse shumë e përkushtuar e kësaj shkolle. Ajo synim të së ardhmes thotë se e ka që të motivojë vajzat e tjera dhe të heqë krejt dyshimet se vajzat nuk mund të arrijnë në fushën e TIK-ut veç pse janë vajza.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Feride Uka | Nxënëse

“Nëse e marrim krahasim me vitet e tjera ne e vërejmë që numri i vajzave në fushën e programimit veçse është rritur dhe është rritur në mënyrë tejet të madhe, për shkak të shembullit që na ka dhënë profesori ynë që në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në kohën e tij kanë qenë vetëm katër vajza, kurse tash vazhdojmë që të shikojmë numrin e madh të vajzave në këtë fushë. E vërejmë që jo vetëm se janë barazu, por ndoshta edhe e kanë kaluar numrin e djemve edhe mendoj që janë shumë më të suksesshme në këtë fushë se djemtë,” shprehet Feridja, ndërsa shpjegon programet me të cilat merret në Innovation Academy.

“Projekti që mundem me theksu  është ai për arsimin në Kosovë, një webfaqe që është e punuar me HTML dhe CSS, por në fakt në vete përmban larmi të përmbajtjes, për shkak se e paraqet gjendjen e arsimit në Kosovë edhe i paraqet shumë ide që janë mbledhur prej njerëzve të ndryshëm edhe prej njerëzve që kanë opinione të ndryshme se qysh me pasë ne një arsim më të mire,” shpjegon ajo.

Edhe Alketa Islami ka dashur që të provojë të mësojë diçka të re që do t’i ndihmonte të orientohet në karrierë.

Alketa Islami | Nxënëse

“Edhe pse projekte kemi shumë sidomos te kapitulli i HTML dhe CSS kemi marrë dizajne të ndryshme online, edhe i kemi punuar ato, mirëpo një prej projekteve është faktikisht projekti im i parë, i punuar me HTML dhe CSS krejt në fillim kur kemi filluar t’i mësojmë këto gjuhë programuese, është me temë sociale: “Vetëdijësimi i të rinjve për të mos përdorur substanca narkotike dhe mos të abuzohet me to,” shprehet ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E prapa krejt këtyre talentëve të së ardhmes qëndron guximi edhe ideja inovative e Ensar Bajramit, themelues i Innovation Academy, dhe puna e madhe e stafit të tij për të sjellë një akademi për teknologji dhe gjuhë të huaja, shkathtësi këto thelbësore për këtë shekull. Fillimin thotë të mos e kishte të lehtë.

Ensar Bajrami | Innovation Academy

“Ne në fillim para se ta jetësojmë idenë, kur kemi biseduar me disa njerëz, na kanë thënë se ideja është shumë e mirë, mirëpo nuk është për Vushtrri, kështu pak e kanë nënvlerësu qytetin në të cilin u linda dhe u rrita. Kanë thënë është ideja për qytete pak më të mëdha, më të zhvilluara. Mirëpo tash pas katër viteve e kemi dëshmuar të kundërten, e kemi dëshmuar që Vushtrria ka nxënës edhe të rinj jashtëzakonisht të talentuar edhe pse jo edhe qytetet tjera në të ardhmen,” shprehet Bajrami në një intervistë për Katror.info.

Ai thotë se sot nxënësit punojnë me programe të njëjta si gjithandej në botë dhe madje janë pjesë e garave të ndryshme ndërkombëtare.

“Është një program ndërkombëtar me të cilin punojnë shumë shkolla në Evropë e kryesisht në Amerikë. Ne kemi pasur rast që të jemi pjesë e shumë garave ndërkombëtare. Së fundmi ishte ajo e gjuhës angleze edhe patën mundësi që të hyjnë dhe komunikojnë me moshatarët e tyre anëkend botës edhe jo që ishin të barabartë mirëpo ishin edhe më të mirë nxënësit tonë. Kështu që unë e konsideroj se të rinjtë tanë janë shumë të talentuar sidomos në fushën e teknologjisë, mirëpo edhe të gjuhëve të huaja. Vetëm duhet ta kenë një vend ose mentorë të duhur që t’i orientojnë duhur në karrierë edhe me pasë vendin ku ta shprehin kreativitetin dhe shkathtësitë që i kanë përbrenda vetes së tyre,” shprehet ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Të rinjtë shembull si këta me të drejtë duhet të presin nga institucionet ose kompanitë që kanë mundësi, një përkrahje më të madhe.

Katrori i Lajmeve te Mira

“Ka disa kompani, sidomos një është “Diari” në Vushtrri e cila ka marrë përsipër që t’i financojë disa nga nxënës. Janë momentalisht tre nxënës, që janë shumë të talentuar. Nuk i kemi përzgjedhur për shkak të kushteve ndoshta, mirëpo për shkak të talentit që e kanë edhe kjo kompani po i financon. Mirëpo, kemi raste të shumta kur prindi apo nxënësi vjen dhe thotë unë po kam dëshirë për shkak se kjo është e regjistruar si biznes dhe ne mbahemi financiarisht prej pagesave të nxënësve, mirëpo nëse ka talent, shfaq talent ne ua ofrojmë këtë mundësi pa kurrfarë problemi. Do të ishte shumë mirë që Komuna të bashkëpunojë me ne në këtë aspekt dhe të merrte përsipër financimin e disa të rinjve të cilët shprehin talent, gatishmëri që të vijnë, mirëpo për shkak të kushteve hezitojnë,” tha Bajrami.

Në epokën e sotme digjitale, angazhimi i fëmijëve dhe të rinjve në kodim jo vetëm që u siguron atyre një kuptim themelor të shkencës kompjuterike dhe programimit, por gjithashtu rrit aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve, arsyetimin logjik dhe të menduarit kritik. Inkurajimi i fëmijëve që të përfshihen në kodim është thelbësor për rritjen e tyre personale dhe suksesin e ardhshëm në botën digjitale./Katror.info

Edicionin #6 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Kliko këtu dhe bonja Follow/pëlqeje Katror.info për me pa veç Lajme të Mira 🙂

Përgatiti:

Fjolla Hajrizaj
  • Fjolla Hajrizaj
    https://katror.info
    Për herë të parë në Kosovë, supervullnetarët e sjellin “Ditën e Solidaritetit” 
  • Fjolla Hajrizaj
    https://katror.info
    Profesioni që nuk po konsiderohet më vetëm i djemve falë edhe angazhimit vullnetar…
  • Fjolla Hajrizaj
    https://katror.info
    Aktivistët e Bardhit që krijuan park nga asgjëja falë dashurisë për fshatin e natyrën
  • Fjolla Hajrizaj
    https://katror.info
    Katror Media po merr pjesë në “Panairin Pranveror të Karrierës” në RIT Kosovo
TAGGED:aktivizmi qytetarAlketa IslamiEnes FejzaEnsar BajramiFeride UkaInnovation AcademyinovacionLajme te mirateknologjitopTophomeVushtrri

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Iu bind kërkesave të Autoritetit për Mbrojtjen e të Dhënave, ChatGPT rikthehet në Itali
Artikulli i ardhshëm Bad News Eagle në gjysmëfinalen e “ESL Challenger”
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Greqia bëhet shteti i parë në Evropë që ndalon peshkimin në zonat e mbrojtura

3 Shikime
Lajme të mira

“Epoka e pandëshkueshmërisë klimatike merr fund” – Vendim historik nga Haga

4 Shikime
Lajme të mira

Punëtorët e KEK-ut do të marrin një bonus në vlerë prej 400 euro

11 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?