Sonte, nga ora 19:30 në Kino Armata në Prishtinë, do të jepet premiera e filmit dokumentar “Sensei”, me autor Vranin Gecaj, dedikuar trajnerit me pesë medalje olimpike, Driton Kuka.
Ky dokumentar sjell rrëfimin frymëzues të Kryemjeshtrit të xhudos, Driton ‘Toni’ Kuka, një figurë kyçe e sportit kosovar që ka bërë histori duke ndriçuar emrin e Kosovës në skenën ndërkombëtare. Përmes këtij filmi, do të shpaloset rrugëtimi i tij mbresëlënës, përkushtimi i tij i palëkundur dhe ndikimi i jashtëzakonshëm që ka pasur mbi sportin dhe komunitetin kosovar.
Driton Kuka është trajneri më i suksesshëm sportiv në Kosovë.
Nën drejtimin e tij, xhudistët kosovarë kanë arritur maja botërore në sportin e xhudos.
Falë tij, Kosova ka kampione olimpike e botërore në xhudo./Katror.info