Sonte në Teatrin Oda, nga ora 20:00, do të shfaqet premiera “Kufiri,” me regji nga Sovran Nrecaj dhe skenar të Ana Ristoska Trpenoska. Regjisori Sovran Nrecaj ka ndarë mendimet e tij mbi këtë shfaqje, e cila trajton temat e migracionit dhe përvojat e emigrantëve.
Regjisori Sovran Nrecaj për RTK, ka theksuar rëndësinë e trajtimit të këtyre temave, duke u fokusuar në arsyet që shtyjnë të rinjtë të largohen nga vendi.
“Shumica e të rinjve sot kanë si qëllim jetësor largimin nga vendi, jo vetëm për kushte më të mira ekonomike, por për arsye të ndryshme”, ka thënë ai në “Mirëmengjsi Kosovë”. Sipas tij, ky ka qenë një motivim për të eksperimentuar dhe krijuar një shfaqje që flet për këto realitete.
Gjithashut Nrecaj, ka thënë se shfaqja ka pasur një provë gjenerale të suksesshme dhe është gati për të treguar historinë e saj para publikut: “mbrëmë ka qenë prova gjenerale e shfaqjes dhe jemi gati sonte për publikun, e gjithë shfaqja ka ardhur mirë me të gjitha elementet e saj dhe ajo që ne e kemi dashur ta rrëfejmë për audiencën është gati”./Katror.info