Në në Prishtinë po zhvillohet një nga ngjarjet më të rëndësishme për sipërmarrësit, liderët dhe profesionistët “Rotary Pathways: Samiti Ndërkombëtar për Sipërmarrje, Lidership & Ekselencë Profesionale” i cili mbledh ekspertë nga fusha të ndryshme për një ditë të mbushur me frymëzim, lidhje dhe mundësi të reja, njofton Rotariani.
Një nga momentet kryesore të këtij samiti është fjalimi special nga Presidentja e Rotary International, Stephanie Urchick.
Pjesëmarrësit në ambientet e Swiss Diamond Hoteldo të kenë mundësinë të ndjekin diskutime tërheqëse, të angazhohen në rrjetëzim B2B dhe të marrin pjesë në një darkë gala ekskluzive.
Ky samit synon të krijojë ura bashkëpunimi dhe të frymëzojë brezat e ardhshëm të liderëve dhe sipërmarrësve, thonë organizatorët./Katror.info