Mijëra përdorues në mbarë botën kanë raportuar probleme me Spotify, përfshirë aplikacionin mobil, faqja online dhe faqen kryesore.
Sipas platformës Downdetector, janë raportuar mbi 40,000 raste të ndërprerjes së shërbimit.
Spotify është përgjigjur në platformën X duke thënë se janë të vetëdijshëm për çështjen dhe po punojnë për ta zgjidhur.

Ata kanë kërkuar nga përdoruesit që ende hasin probleme të kontaktojnë @SpotifyCares.
Ndërkohë, përfaqësuesit e kompanisë thonë se funksioni i kërkimit është rikthyer, por ende nuk ka një afat të qartë për zgjidhjen e plotë të problemeve./AP/Katror.info