Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Arion Sinani, Kushtrim Zymeri, Elton Halimi dhe Redon Halimi, prezantuan Sistemin për Menaxhimin e Bibliotekës (SML), një projekt inovativ i zhvilluar në kuadër të lëndës Projekti SEW.
Sistemi i mundëson stafit të bibliotekës menaxhimin e proceseve të punës, si regjistrimin e librave në kopje fizike dhe elektronike, kërkesat online për huazim nga studentët, stafi akademik dhe qytetarët e Kosovës, menaxhimin e huazimit të librave si dhe gjenerimin e raporteve mbi librat e regjistruar, huazuar dhe kthyer nga huazuesit. Gjithashtu, stafi administrativ ka mundësinë e kërkimit të huazuesve që i kanë vonuar librat.
Sistemi për Menaxhimin e Bibliotekës jo vetëm që lehtëson administrimin e bibliotekës, por gjithashtu krijon një standard të ri në menaxhimin e burimeve akademike brenda institucionit. Ky projekt dëshmon aftësitë teknike dhe kreative të studentëve dhe rëndësinë e bashkëpunimit institucional për arritjen e rezultateve të jashtëzakonshme./Katror.info