Sudani sapo ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës. Lajmi u bë i ditur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me ministrin e Jashtëm të këtij shteti, në margjina të Forumit Diplomatik të Antalias.
Osmani ka njoftuar në Twitter se shtetet janë dakorduar për themelim të raporteve diplomatike.
Sudan has recognised the Republic of Kosovo and our two countries have agreed to establish diplomatic relations.
Thank you from the people of the Republic of Kosovo.
This is the beginning of a great partnership!
Our joint statement: pic.twitter.com/3UUWQngth2— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 12, 2025
“Faleminderit në emër të popullit të Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të mrekullueshëm”, ka shkruar ajo.
Njohja nga Sudani vjen dy javë pas njohjes që u konfirmua nga Kenia. Tash Kosova njihet nga 119 shtete.