Vedat Muriqi nuk kishte shënuar gol që nga 3 dhjetori. Por lojtari kryesor i Kosovës po e kthen formën dhe atë në një moment të rëndësishëm.
Pasi shënoi në barzimin 1:1 të Mallorcas me Osasunan, më 10 shkurt, 30-vjeçari të dielën shkëlqeu në fitoren 3:1 të Mallorcas ndaj Las Pallmasit, shkruan KOHA.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 24-t të La Ligas. U shënua për paraqitjen impresive të “piratit” kosovar.
Ai shënoi dy gola dhe kontribuoi në golin e tretë të Mallorcas.
Që në minutën e shtatë Muriqi goditi fuqishëm e saktë me kokë për 1:0.
Një tjetër krosim e shndërroi në gol, në minutën e 28-të. Këtë herë goditi saktë me këmbë.
Në minutën e 35-të ishte i përfshirë në aksionin që përfundoi me golin për 3:0. Realizator ishte Daniel Rodriguez.
Muriqi e kërkoi kompletimin e “hat-trickut”, por pa sukses. Në pjesën e dytë, pas një aksioni të bukur individual, qëlloi shtyllën. Kishte edhe një rast të mirë më pas, por pa konkretizuar për herë të tretë. Fushën e la në minutën e 85-të.
Stefan Bajçetiq e shënoi golin e vetëm për Las Palmasin.
Muriqi tani i ka gjashtë gola e dy asistime. Ngadalë po i afrohet shifrave të tij të zakonshme. Ashtu si pritej, ai u shpall më i miri i ndeshjes.
Kthimi në formë i Muriqit, pos për Mallorcan është i rëndësishëm edhe për Kosovën. Muajin e ardhshëm Kosova i luan dy ndeshje të rëndësishme me Islandën. Suksesi varet shumë edhe nga forma e kontributi i Vedat Muriqit.
Me fitore Mallorca renditet e shtata me 34 pikë. Las Palmasi renditet i 17-ti me 23 pikë./Katror.info