Biblioteka e Qytetit “Hivzi Sulejmani” në Dardani do të jetë nikoqire e një takimi letrar të veçantë më 7 mars nga ora 15:30, ku do të mblidhen mësuese, profesore dhe gazetare, të cilat kanë qenë prijëse të poezisë në Kosovë. Ky event, i titulluar “Fjala ime ka etje”, është një homazh për figurat e shquara të arsimit dhe letërsisë shqipe, shkruan Katror.info.
Ngjarja mbahet si kujtesë për motrat Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, të cilat më 7 mars 1887 hapën Shkollën e Parë Shqipe në Korçë, duke shënuar një moment historik për arsimin shqip.
7 Marsi është një ditë e rëndësishme për kombin shqiptar, pasi simbolizon përpjekjet për arsimimin në gjuhën shqipe dhe sakrificat e mësuesve në ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës kombëtare. Kjo ditë është një mundësi për të nderuar punën dhe përkushtimin e arsimtarëve, të cilët me dijen dhe përkushtimin e tyre formojnë gjeneratat e reja./Katror.info