katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    As në tentimin e 30-të nuk ka konstituim të Kuvendit
    35 minutes ago
    Bizneset protestojnë, kërkojnë një vit shtesë për liberalizimin e tregut energjetik
    46 minutes ago
    KQZ mblidhet sot për të miratuar planin e aktiviteteve për Zgjedhjet Lokale 2025
    2 hours ago
    Parashikimi i motit: Çka na pret sot?
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Filloi regjistrimi falas në bibliotekën “Hivzi Sulejmani”
    34 minutes ago
    Kosova mirëpret Konferencën për Bujqësinë Organike
    1 hour ago
    Filharmonia e Kosovës mban sot koncert në ‘EXPO2025’ në Japoni
    2 hours ago
    Rritje e ndjeshme e turizmit në Kosovë gjatë prillit 2025
    2 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Turneu “Cowboy Carter”, Beyonce dhuron bileta falas për familjet në nevojë në Londër
    60 minutes ago
    OpenAI dyfishon të ardhurat vjetore, arrin 10 miliardë dollarë
    2 hours ago
    Shkodra Elektronike hap edicionin e 13 të FemArt
    3 hours ago
    Teatri i Mitrovicës u prezantua në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Rumani
    15 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    2 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    6 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    6 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    6 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    6 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    7 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    1 week ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    7 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    1 week ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “The Power of Love” nga Frankie Goes to Hollywood – një himn për dashuri dhe sinonim për festat e fundvitit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“The Power of Love” nga Frankie Goes to Hollywood – një himn për dashuri dhe sinonim për festat e fundvitit

Last updated: 22/12/2024 4:53 PM
210 Shikime
Shpërndaje
Foto: Stock Cake

Kur u publikua për herë të parë “The Power Of Love” (Fuqia e dashurisë) nga grupi liverpulian Frankie Goes To Hollywood më 1984 askujt nuk i shkonte mendja asokohe se kjo këngë do të shndërrohet në një nga këngët më të dashura për festat e Krishtlindjes.

Ajo asokohe ishte këngë e bukur me shumë emocione që ngriste vlerën e dashurisë në majat hyjnore.

“Fuqia e dashurisë / Si një forcë nga lart / Pastron shpirtin tim/, këndon Holly Jonson.

Mundesh me e lexu edhe…

As në tentimin e 30-të nuk ka konstituim të Kuvendit

Kënga ishte single i tretë nga albumi “Welcome To The Pleasure Dom” (Mirësevini në shtëpinë e kënaqësisë), e shkruar nga 4 prej 5 anëtarët e grupit, Holly Johnson, Peter Gill, Mark O’Toole dhe Brian Nash.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Frankie Goes To Hollywood kishte krijuar tashmë një reputacion për qasjen e tyre të guximshme muzikore. Hitet e mëparshme si “Relax” (Relaksohu) dhe “Two Tribes” (Dy fise), duke trajtuar, njëra një temë seksi dhe tjetra një politike, shfaqën gatishmërinë e tyre për të eksploruar tema të diskutueshme përmes muzikës së tyre.

Frankie Goes to Hollywood – The Power of Love

Kjo periudhë përkoi gjithashtu me krizën në rritje të SIDA-s, e cila po kalonte nga një shqetësim shëndetësor i fryrë në një panik moral plotësisht të drejtuar nga media.

“The Power of Love” pasqyronte një anë më prozaike, të paparë deri më tani në prodhimin e grupit, ajo trajton dashurinë e pastër dhe aq të nevojshme për protoganistin sa që lutja dhe dhimbja për të ndihet në çdo notë të të kënduarit.

Është baladë e ngadaltë, rrëshqitëse, me orkestrim të gjerë. Dëshira e dhimbshme për dashuri e këngëtarit Holly Johnson e ngre këtë këngë tipike dashurie nga e rëndomta në lartësitë e premtimeve imagjinare dhe ndjellëse të dashurisë së vërtetë. Lufta me demonët nuk ka qenë kaq personale në asnjë këngë më herët.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kënga të mbështjellë me mjegullat dhe misticizmat e saj që vërtiten rreth dashurisë njerëzore, të palodhura, dhe nëse duam t’i besojmë këngës, të pamposhtura.

Fillimisht u perceptua si një himn festiv. Ndërsa nuk ka asnjë indikacion që “The Power of Love” fillimisht ishte menduar për sferën e krenarisë së homoseksualëve, evoluimi i saj me kalimin e kohës e ka bërë atë të lidhet edhe me tema të tilla. Në ndërkohë që anëtarët e grupit Holly Johnson dhe Paul Rutherford të dy homoseksualë, luajtën një rol të rëndësishëm në lëvizjen muzikore që solli homoseksualitetin në rrjedhën e muzikës.

Kënga zotëron thellësi të jashtëzakonshme, duke paralelizuar shpeshherë rezultatet tragjike të rënies në dashuri gjatë një kohe shumë të komplikuar dhe zemërthyese.

“Unë do të të mbrojë nga kthetrat me kapuç,” thotë Johnson midis akordeve shpuese: “Do t’i mbajë vampirët larg nga dera jote” / “Me dashurinë time të pavdekshme, sfiduese deri në vdekje për ty / Zilia do të dëmtojë veten”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Këto vargje e bëjnë të qartë se kjo është një lloj dashurie dërrmuese, e tillë që “ndihet si zjarr”.

Frankie Goes to Hollywood më 1985. Paul Rutherford, Holly Johnson, Brian Nash, Peter Gill dhe Mark O’Toole

Kënga forcon mesazhin për dashurinë e pakufishme, pothuajse të ndaluar dhe  kjo e shënon pikën ku dashuria bëhet  gjithëpërfshirëse, ​​një forcë e pamundur për t’i rezistuar kur gjithçka është kundër saj.

Vokalet e Holly Johnson janë plot emocione të papërpunuara, por ai nuk e tepron, duke i dhënë një cilësi të shkëlqyer ndërtimit të ngadaltë ndërsa kënga mbërrin majat e saj.

Natyrisht, përcjellja instrumentale përputhet me atmosferën, duke filluar me disa nota shumë të lehta para hyrjes të orkestrës të multiinstrumentalistes nga grupi Art Of Noise dhe dirigjentes Anne Dudley.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, për shkak të kohës kur u publikua (19 nëntori) dhe ngjitjes së saj në vendin e parë të top listave në fillim të dhjetorit të atij viti, pra në fillimin e festave të fundvitit, por edhe më vonë shkaku i lëvizjeve kulturore brenda muzikës dhe shoqërisë në përgjithësi kënga shkon në drejtim tjetër, tani më klasike – “The Power of Love” bëhet sinonim i sezonit të festave të Krishtlindjes.

Lidhja  intensive e këngës me periudhën e Krishtlindjes e bën atë pothuajse të humbur në fasadën e këngëve të pafundme festive të luajtura përkrah saj. Megjithatë, një dëgjim më i vëmendshëm na tërheqë në një thellësi të pafundme shpirtërore dhe na bën që këngën ta përjetojmë si një himn për dashurinë, por edhe një këngë që i shkon festave me nëntekst fetar.

Kësaj i ka dhënë karakter të tillë edhe kopertina e singles e cila paraqet pikturën “Supozimi i Virgjëreshës” ose “Supozimi Frari”, i njohur gjerësisht si “Assunta”,  një pikturë e madhe e panelit të altarit në vaj nga artisti italian i periudhës së Renesansës Titian. Pikturuar në 1515-1518 ishte punuar për altarin e lartë të Bazilikës di Santa Maria Gloriosa dei Frari ose kishës Frari në Venecia ku ende ndodhet.

Videoklipi me temën e Lindjes së Jezusit kontribuoi gjithashtu në karakterin fetar të këngës. Regjia e videos u bë nga Lol Creme dhe Kevin Godley, muzicient dhe regjisorët të cilët ishin anëtarë të grupit 10CC dhe bënin video për artistët si Sting, Ultravox, Duran Duran, Elton John etj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ata kishin bë regjinë edhe të videos të mëparshëm “Two Tribes” të Frankie Goes To Hollywood.

Duke pas parasysh qasjen guximtare dhe eksperimentale të grupit në dy videot e mëparshëm “Relaks” i cili ishte për seks me orgji nga koha e perandorisë Romak dhe “Two Tribes,” qasje groteske nga politika me një përleshje amatore të presidentëve të SHBA dhe Bashkimit Sovjetik, ata vendosën të ndjekin modelin që do të ishte seksi, pastaj lufta, tani i erdhi radha religjionit.

“Të gjithë ranë dakord se kënga kishte një fuqi shpirtërore në vete,” Lol Creme kujton.

“Na u tha nga producenti Trevor Horn se kënga mund të ishte deri në Krishtlindje numër një në toplistat britanike, ne menduam, çfarë është një gjë e bukur për të shikuar ndërsa njerëzit po hanin drekën e Krishtlindjes? Lindja e Krishtit! Në fakt nuk e kishim dëgjuar këngën. Ishte një ndryshim i bukur nga fantazia e çmendur që kishim bërë në video klipe më parë. Ne menduam, pse nuk përpiqemi të jemi si regjisori i famshëm italian Zeffirelli.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Lol Creme dhe Kevin Godley in te ’80-ta | Foto: Pictorial Press/Alamy

Ndërsa regjisori i dytë Kevin Godley shton: “Po vijnë Krishtlindjet, kënga ka të bëjë me dashurinë, cila është gjëja më e përshtatshme që mund të bëjmë? Ne donim që video të ishte sa më reale, të godiste disa shenja emocionale në këngë. Mendoj se e përforcuam këtë ndjenjë në një mënyrë shumë të përshtatshme.”

Ata filmuan në shkretëtirën jashtë Jerusalemit gjatë një jave në vjeshtën e vitit 1984. Betlehemi i tyre është një kamp i braktisur refugjatësh dhe në kohën kur xhiruan, kasollet ishin pushtuar nga qentë e egër. Ata përdorën banorë lokale për t’i dhënë për xhirimet dhe për t’i dhënë autenticitet familjes së shenjtë, disa nga barinjtë ishin vërtet barinj. Një nga magjistarët, kujton Godley, mori rolin duke pretenduar se ishte një kalorës ekspert i deveve.

Gjatë një xhirimi provë duke u ngjitur në një kodër rëre për të marrë pamjen e duhur, ekuipazhi patë hasur në një bombë të pashpërthyer. Ishte makth edhe deve që iknin dha vraponin në terren të rrezikshëm dhe anëtarët e ushtrisë izraelite, të cilët shpesh kalonin me autokolona, ​​nuk kishin asnjë interes të ndihmonin për t’i qetësuar.

Një natë, Godley dhe Creme aksidentalisht kaluan me makinë nëpër një fushë të minuar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Videoja krijon një jehonë të çuditshme, duke plotësuar emocionet në zërin e Holly Johnson dhe duke zgjeruar natyrën e dashurisë nga romantike në shpirtërore. Duke parë pamjet ku magjistarët të gjunjëzuar para foshnjës Krisht, që përputhet me vargjet “flakë ndezur / digje dëshirën / me gjuhë zjarri!” – ofron një alternativë të fuqishme ndaj adhurimit të zakonshëm, të kësaj bote, romantike të pop-it. Barinjtë që dridheshin, përballë kryeengjëllit, ndriçoheshin nga dritat e montuara nga gjeneratorët, u përdorën zhurma shumë të forta për të trembur delet që të vraponin në pamjet me stuhi. Engjëlli u filmua në studio në Londër.

Dy javë para publikimit të videos, në shtëpinë diskografike  ZTT që publikonte albumet e grupit pati panik se grupi nuk ishte në video. Ata u mbivendosën me nxitim rreth skajit të kornizës së pamjeve me Holly-n që këndonte me kokë të ngritur lart në një kthesë të çuditshme të perspektivës, si në një tavan të pikturuar të kohës së Renesansës. Paul Morley, pat thënë se ishte shumë normale të bëheshin videot pa përfshirjen e performuesve dhe se në këtë rast ishte i trishtuar sepse konsideronte se kënga ishte e tillë për shkak të këndimit të jashtëzakonshëm të Holly Johnson dhe Holly gati se nuk dukej në video.

“Thjesht dukej se kishte ardhur nga diku tjetër. Bukuria dhe dhimbja e saj, në atë kohë, siç ishte, me AIDS dhe shumë paragjykime tjera… ishte një këngë jashtëzakonisht e bukur,” pat thënë ai.

Holly Johnson, incizoi versionin e tij për albumin e tij të tretë solo “Soulstream” (Rrjedha e shpirtit) më 1999.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Johnson u frymëzua për të ri-regjistruar “The Power of Love” pasi mendoi se origjinali ishte shumë pompoz dhe shumë himnizues. Ai pat thënë për Bristol Evening Post në vitin 1999: “Doja të regjistroja një version që ishte më shumë nga zemra, një version që ishte më shumë unë dhe më shumë në përputhje me shijen time personale, por nuk ishte një çështje që të përpiqesha ta përmirësoja atë.”

Holly Johnson: The Power of Love, solo version

Videoja muzikore për këtë version fillimisht përmbante pamjet e Dianës, Princeshës së Uellsit, të cilën Johnson e përfshiu si një nderim pasi ai ndjeu se ajo “mishëron dashurinë” dhe “u solli kaq shumë dashuri dhe shpresë kaq shumë njerëzve në jetën dhe vdekjen e saj”.

Videoja u tërhoq më pas pasi, disa shfaqje të mëdha televizive shprehën nervozizëm për pamjet e Princeshës Diana. Një modifikim i ri u lëshua më vonë, duke hequr pamjet e Dianës dhe duke shtuar pamjet shtesë të performancës live të Holly Johnson.

Kënga ka marrë një rëndësi të re me kalimin e viteve, e ndikuar nga zhvillimi i pranimit shoqëror dhe integrimi i saj në kulturën popullore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Megjithatë, “The Power of Love” ishte unike në qasjen e saj. Në vend që të lëshojë një ndjenjë festimi që i gëzohemi ajo atëherë pat inkujaruar dëgjuesin për të qenit vetvetja e vërtetë. Frankie Goes To Hollywood eksploroi nocionin universal të dashurisë.  

Richard Harris i NME (News Musical Expres) shkroi: “”The Power of Love” është shumë i drejtpërdrejtë, por përgjithmon do të kullojë pastërtinë e cilësisë shpirtërore, Holly Johnson kishte një nga zërat më të  mrekullueshëm të popit, mos harroni”, kishte theksuar Harris.

Holly Johnson, këngëtari i grupit dhe bashkautor i këngës më vonë kishte pranuar “Gjithmonë ndihesha sikur “The Power of Love” ishte kënga që do të më shpëtonte në këtë jetë. Ka një aspekt biblik për spiritualitetin dhe pasionin e saj, dhe faktin që dashuria është e vetmja gjë që ka rëndësi në fund të fundit”.

Si një himn dashurie, gëzuar dashurinë, si këngë festive, gëzuar Krishtlindjet, kjo këngë është për të gjithë dhe përgjithmonë. /Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:artfestaFrankie Goes To HollywoodmuzikepeopleThe Power of LovetopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë – çfarë do të thotë kjo?
Artikulli i ardhshëm Majdanozi, vlerat e rralla për veshka të shëndetshme

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Turneu “Cowboy Carter”, Beyonce dhuron bileta falas për familjet në nevojë në Londër

3 Shikime
People

OpenAI dyfishon të ardhurat vjetore, arrin 10 miliardë dollarë

3 Shikime
People

Shkodra Elektronike hap edicionin e 13 të FemArt

4 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?