Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka bërë thirrje për organizatat joqeveritare dhe individët që veprojnë në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore për të aplikuar për mbështetje financiare për vitin 2025, shkruan Katror.info.
Programi përfshin mbështetje për organizatat me programe deri në tre vjet, organizimet tradicionale dhe projektet njëvjeçare në këto fusha. Gjithashtu, do të mbështeten edhe projektet dhe ngjarjet e njëhershme, si dhe nismat e krijuesve të rinj, me qëllim nxitjen e inovacionit dhe zhvillimit të mëtejshëm të kulturës.
Afati i fundit për aplikim është 26 mars 2025. Detajet dhe formularët për aplikim mund të gjenden në faqen zyrtare të MKRS-së. Kjo thirrje është pjesë e përpjekjeve të ministrisë për të forcuar dhe promovuar aktivitetet kulturore dhe artistike në Kosovë./Katror.info