katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    57 minutes ago
    Osmani me delegacionin e EBA-së viziton Mitrovicën e Jugut
    1 hour ago
    AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga rajoni Maramureș
    1 hour ago
    NATO mblidhet në Bruksel – mbrojtja, Ukraina dhe Ballkani Perëndimor në fokus të takimit ministror
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    3 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    3 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    3 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    2 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    7 days ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    3 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    1 day ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    4 days ago
    Hohenschwangau – Fshati mbretëror në zemër të Alpeve Bavaraze
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Trajnerët vullnetarë – FRYMËZUES të diferencës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Trajnerët vullnetarë – FRYMËZUES të diferencës

Last updated: 31/08/2023 9:14 PM
180 Shikime
Shpërndaje
foto: katror media
  1. katror.info>
  2. People>
  3. Trajnerët vullnetarë – FRYMËZUES të diferencës

Vullnetarizmi konsiderohet si arti i dhënies nga zemra, pa pritur asgjë në këmbim, por që ka ndikim të jashtëzakonshëm në komunitet, sidomos kur bëhët fjalë për grupe më të ndjeshme, të cilëve iu nevojitet përkrahje shtese. E këtë më së miri po e dëshmojnë trajnerët vullnetarë të Olimpiadës Speciale të Kosovës (OSK), të cilët po luajnë një rol vendimtar në fuqizimin e djemve dhe vajzave në kategori të ndryshme të sporteve speciale.

Kështu, sportistët si Edona Haxha dhe Besnik Jashanica për vite me radhë po e ofrojnë kohën e tyre dhe ekspertizën për t’i ndihmuar atletët të kapërcejnë barrierat, qofshin ato fizike, intelektuale apo shoqërore dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

bESNIK JASHANICA, FOTO: KATROR MEDIA

“Unë jam Besnik Jashanica. Jam vullnetar dhe trajner në pjesën e Olimpiadës Speciale të Kosovës. Punoj që 5 vite pa ndërprerë dhe ndjej kënaqësi të madhe që kam mundësi të jem pjesë e SO-Kosovës (Special Olympics).” – Besnik Jashanica

EDONA HAXHA, FOTO: KATROR MEDIA

Mundesh me e lexu edhe...

Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

“Punën në olimpiadë e kam fillu prej vitit 2016. Aty jam angazhu si vullnetare. Po ashtu, punoj si vullnetare edhe te Komiteti Olimpik i Kosovës. Aty e bëj punën prej vitit 2018.” 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Gjithçka ka filluar prej një aktiviteti që u mbajt me personat me nevoja të veçanta tek Olimpiada Speciale e Kosovës. Kam pasur fatin aty me shku si vullnetar dhe t’u e pa gëzimin e këtyre fëmijëve, që këta po ndihen shumë mirë në aktivitetet sportive, atëherë më ka ardhë ideja dhe kam thanë që duhet me vazhdu këtë punë.” – Edona Haxha

Të përkushtuar jo vetëm që ta promovojnë mirëqenien fizike, por gjithashtu edhe integrimin e përsonave me nevoja të veçanta dhe dëmtime intelektuale në komunitet, përmes programeve gjithpërfshirëse, angazhimi i rreth 50 vulletarëve përbën një përpjekje të jashtëzakonshme për fuqizimin e atletëve specialë, dhe njëherazi është edhe punë thellësisht motivuese dhe shpërblyese për këdo që e bën atë.

FOTO: KATROR MEDIA

“Ajo që i kemi dhënë ne fillimisht më së shumti rëndësi është që me i socializu fëmijët sa më shumë me njëri-tjetrin. Në këtë aspekt, (fëmija) arrin më mësu më shumë për arsye se e shohin njëri-tjetrin. Gjithëpërfshirja e ka anën pozitive shumë të mirë në aspektin e shoqërimit, por edhe të rezultatit, Qe 5 vjet i kemi dhënë rëndësi gjithëpërfshirjes, por në kuadër të gjithëpërfshirjes na kanë ardhur edhe rezultatet sikurse janë medaljet ndërkombëtare.” – Besnik Jashanica

Kështu Edona, shpjegon se në cilat sporte kanë arritur të zbatojnë programe e teknika gjithëpërfshirëse në të cilin fëmijët e të rinjtë ushtrojnë, luajnë e garojnë bashkarisht.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
FOTO: KATROR MEDIA

“Trajnimet që i bëjmë, ose aktivitetet që i zhvillojmë si trajnerë ose si vullnetarë janë të lidhura me sportin e skijimit, me futboll, basketboll, atletikë, volejboll edhe bowlling. Këto i kemi sportet që më së shumti i bëjmë dhe i ushtrojmë. Po ashtu, i kemi edhe garuesit të cilët i kemi të ndarë në kategori të ndryshme, për të marrë pjesë në gara të ndryshme që mbahen qoftë në Kosovë, qoftë jashtë Kosovës.” – Edona Haxha

E pyetur për rrugëtimin e saj si vullnetare në Olimpiadën Speciale dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, Edona shpjegon se falë angazhimit të saj ajo ka arritur, që përmes punës vullnetare të avancohet tutje edhe profesionalisht, duke ndjekur kështu trajnime adekuate për adaptimin e teknikave të ndryshme të trejningut për atletët specialë.

“Unë rreth vetes kam njerëz të fushës së sportit. Duke e parë angazhimin tim, por edhe postimet që i bëj në rrjetet sociale, ata e kanë pa që unë falë një punës së vogël vullnetare që e kam bërë qysh prej vitit 2016, sot kam arritur të jem kjo që jam. Normalisht, duke i ndjekur edhe trajnimet të cilat mbahen specifikisht për fëmijët me nevoja të veçanta dhe dëmtime intelektuale.” – Edona Haxha

Ajo madje shpjegon se shembulli i saj ka nxitur tutje edhe vullnetarët e tjerë që të ndjekin dhe vazhdojnë rrugën e saj, duke qenë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre kurdo që kërkohet. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Përveç punëve që i kemi jashtë punës vullnetare, asnjëherë nuk kam probleme me vullnetarë. Sa herë që i thirri, sa herë që kemi nevojë për me marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, ata janë të gatshëm.” – Edona Haxha

E një angazhim të tillë të pashoq të vullnetarëve, sipas Besnikut, e ndihmon dhe fuqizon edhe më tepër mbështetja institucionale, e cila viteve të fundit është vërejtur dukshëm.

“Nëse nuk ishin kanë mbështetjet institucionale, mundësia me arritë me këta fëmijë ish kanë shumë ma e zbehtë. Normal që kur e ke mbështetjen e institucioneve është shumë ma e lehtë, për arsye se munden me u shfrytëzu ambientet si ky (salla ku ushtrohet), sigurohet ushqimi, transporti i fëmijëve, mund të marrim pjesë në gara ndërkombëtare. Nëse nuk e ke shtetin mbrapa, nuk ke mundësi të marrësh pjesë në gara ndërkombëtare.” – Besnik Jashanica

Kështu, sipas Besnikut, edhe atletëve iu krijohen kushte më të favorshme për ndjekjen e stërvitjeve, por edhe integrimin e më tutjeshëm të tyre në shoqëri.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Falenderimin për angazhimin e trajnerëve vullnetarë nuk kursehet ta shpreh Florent Aziri, djaloshi 23 vjeçar i cili së voni ka fituar çmimin e parë për hedhjen e gjylës në garat olimpike speciale në Berlin.

FLORENT AZIZI | FOTO: KATROR MEDIA

“Unë jam Florent Aziri. Jam 23 vjeçar dhe merrem me futboll, me bowlling, basketboll dhe skijim. Medaljen (vendin e parë) kam fitu në Gjermani (Berlin) në hedhjen e gjylës.” – Florent Aziri

Florenti madje ka një mesazh në lidhje me vullnetarizmin e trajnerëve të tij dhe tjerëve që duan të ndjekin hapat e tyre.

“Shumë e mirë është kjo punë, sepse e humbin kohën me neve, kënaqen me neve dhe ne jemi krenarë me ta.” – Florent Aziri

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Fjalëpak, por tejet mirënjohës dhe i kënaqur me punën e trajnerëve dhe vullnetarëve shprehet edhe një nga prindërit e atletëve të rinj, Xhelal Gashi, i cili vë në pah ndikimin pozitiv që trajnerët kanë pasur në mirëqenien dhe motivimin e djalit të tij Leartit.

XHELAL GASHI | FOTO: KATROR MEDIA

“Unë jam Xhelal Gashi. Jam nga Ferizaj dhe jam prind i Leartit i cili është me Down Sindromë dhe merr pjesë në lojërat olimpike speciale të Kosovës… Duke biseduar me Leartin, vetë fakti që vullneti i tij për të ardhur këtu tregon që kalon fenomenal me trajnerët.” – Xhelal Gashi

Por, që puna me atletët specialë të mos ndalojë, por të vazhdojë tutje, patjetër që ka nevojë të këtë angazhim qytetar, sidomos sportistëve të rinj, të cilët mund të kontribuojnë më aktivisht në sporte të ndryshme, shprehen Edona dhe Besniku, duke ftuar kështu kolegët e tyre t’u bashkohen në stërvitje.

FOTO: KATROR MEDIA

“Unë kisha dashur t’ju them personave të tjerë që dëshirojnë me ndihmu, ju lutem ejani dhe ndihmoni, për arsye se ndiheni mirë shpirtërisht, por në të njejëtën kohë punoni për komunitet dhe padyshin që shpërbleheni në forma të ndryshme.” – Besnik Jashanica

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Puna ma e dobishme që e kam marrë prej këtyre angazhimeve ka qenë kënaqësia dhe të arriturat e personave me nevoja të veçanta tek Olimpiada Speciale e Kosovës.. Suksesi i këtyre fëmijëve është gjithçka për neve, qoftë si Olimpiadë, qoftë si trajnerë të olimpiadës. Me këtë e kupton që edhe ti si trajner, puna që e ke ba ma në fund t’u ka shpërbly.” – Edona Haxha

Vullnetarizmi në fushën e sportit I kontribuon komunitetit duke promovuar gjithëpërfshirjen dhe thyerjen e barrierave shoqërore, duke nxitur një shoqëri më empatike dhe më mirëkuptuese. Ai gjithashtu fuqizon individët me aftësi të kufizuara për të bërë jetë më të pavarur dhe për t’u përfshirë në mënyrë aktive në aktivitete shoqërore, dhe duke pasuruar përvojën kolektive të të gjithë komunitetit.

Edicionin #20 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Kliko këtu dhe bonja Follow/pëlqeje Katror.info për me pa veç Lajme të Mira 🙂

Përgatiti:

Kaltrina Zhushi
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    4 aspekte të Fitness-kulturës dhe dietë-kulturës që DUHET me i rimendu
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Fuqizimi i grave në Mitrovicë përmes agro-turizmit
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Taco-supë; supa meksikane që DUHESH me e kërku
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Brokolli-pica; versioni “healthy” që s’ja len keq as super-shijes
TAGGED:aktivizmi qytetaratletet specialgjitheperfshirjaKomiteti Olimpik i KosovësLifestyleolimpiada speciale ee kosovespeoplepuna vullnetaretoptophome1vullnetarizmi

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Albinfo Posta e Kosovës në mbështetje të gruas shqiptare
Artikulli i ardhshëm Pulë kapreze, gatesa që i shkon çdo tryeze

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraSporti n'Katror

Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”

1 Shikim
Lajme

KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?

13 Shikime
Lajme

Sot mot i vranët me intervale dielli

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?