Sallata kapreze padiskutimisht asht nji prej sallatave ma t’famshme e ma t’përdorshme t’kuzhinës italiane, por edhe asaj mediterane e që zakonisht shërbehet si paragjellë apo shoqnuese e aperitivëve sikurse Aperol Spritz-i, Campari Spritz-i etj, por edhe verërave t’ndryshme. Këto n’veçanti përgatiten dhe servohen gjatë ditëve t’nxehta verore, dhe pa dyshim i jepin lezet sezonës. E nëse je merakli/ke i/e mishit t’pulës, atëherë ke ra n’artikull, meqë sot kemi vendosë me ta dediku ty nji super-recetë që po i provove jemi t’sigurtë që ke me i lëpi gishtat.
E inspirume prej sallatës t’famshe kapreze, receta e radhës asht nji kombinim mes mishit t’pulës dhe përbërësve kaprez t’cilin ban mirë me e provu. Butësia dhe shija e pasun e mocarellës, ambëlsia e aciditeti i tomatinave me uthull balsamike, si dhe freskia e aroma e borzilokut n’kombinim me gjoksin e pulës janë faktorët kyç pse ne po t’rekomandojmë që herën tjetër kur don me ja shtre ndejës me ushqim dhe pije.
PËRBËRËSIT:
1 lugë gjelle vaj ullini
4 gjoksa pule
Kripë dhe biber i zi (Opsionale)
1/4 gotë ujë
1/4 gotë uthull balsamike
2 thelpinj hudhra (t’grira imët)
1 kg tomatina (t’prera n’mes)
1/2 tufë borzilok (i grirë)
4 rriska djathë mocarella
HAPI 1:
N’tigan t’nxehtë shto vajin dhe gjoksët e pulës. Kavërdise mishin për 7 minuta n’2 anët bashk me pak kripë e biber t’zi.
HAPI 2:
Shti gjysmë gote ujë dhe leje tiganin me e përtha ujin për 5 minuta t’tjerë. Largo mishin e vendose n’nji pjatë.
HAPI 3:
N’tigan e shfrytëzum paraprakisht shto tomatinat, borzilokun dhe uthullën balsamike bashk me hudhrën e grirë dhe leji me u zbutë tomatinat për 3-5 minuta n’temperaturë t’naltë.
HAPI 4:
Shto filetë e pulës sipër tiganit me tomatina dhe mbi secilën file shto nga 1 rriskë mocarellë. Vendosi kapakun e tiganit sipër dhe mbaje tiganin n’temperaturë t’naltë për 5-7 minuta; deri sa t’shkrihet mocarella.
HAPI 5:
Shto gjethe t’copëtume e t’freskëta, kripë e biber për ekstra shije dhe servo.
REZULTATI:
Pula kapreze padiskutimisht shkon ma s’miri e shoqnume me nji gotë verë dhe pak bukë t’rreshkun.
E masi veç jemi te recetat interesante me mish pule, mos e le pa e provu edhe pulën me marinadë greke – recetë kjo që asht gjynah me t’ikë pa e provu. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria