Milot Rashica shkëlqeu me dy gola në fitoren 4:1 të Beshiktashit ndaj Athletic Bilbaos në Europa League.
Dardani lansoi një gol të bukur në cepin e portës së kundërshtarit për 1:0 dhe kjo nuk i iku faqes së Europa League në Facebook.
“[Gol] i mahnitshëm nga Rashica”, mban mbishkrimin fotografia e Rashicës e shkrepur në momentin e goditjes.
Besiktas shënoi fitore ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 4-1 në kuadër të fazës së ligës së Ligën e Evropës.
Milot Rashica, kishte fjalën kryesore në këtë takim, duke shënuar dy gola dhe duke asistuar në një tjetër. Fillimisht, Milot Rashica shënoi në minutën e 17-të, ndërsa më pas gjeti rrjetën edhe në minutën e 60-të. Sulmuesi anësor i Kosovës, asistoi edhe te goli i tretë i Besiktas, që u shënua nga Rafa Silva.
Për këtë paraqitje fantastike, Milot Rashica u vlerësua me notën 8.8 nga SofaScore si lojtar i ndeshjes./Katror.info