Sot në Kosovë po mban mot i ftohtë dhe pothuajse dimëror në viset kodrinore-malore. Raportohet se në disa fshatra të Podujevës tashmë ka rënë bora e parë.
Parashihen edhe reshje lokale bore kryesisht në shumë vise kodrinore-malore, por reshjet do të jenë të pakta dhe sporadike. Fjolla bore mund të ketë edhe në disa zona paksa më të ulëta mbidetare. Në zonat më të ulëta mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu ose do të jetë thatë dhe me intervale të gjata kohore me diell. Temperaturat nga -3 deri në 8 gradë Celsius.
Të hënën parashihet të mbajë mot me diell vranësira të cilat në disa zona pritet të kushtëzojnë reshje të herëpahhershme, lokale, shiu, shqote e bore.
E marta kryesisht e thatë, me vranësira e intervale të gjata kohore me diell, por e ftohtë.
Të mërkurën lokalisht parashihen reshje atmosferike të intensitetit kryesisht të dobët./Katror.info