Ushtarët italianë të KFOR-it, të Komandës Rajonale në Perëndim, kanë realizuar patrullime në jug të zonës së përgjegjësisë, në komunën e Shtërpcës, shkruan Katror.info.
Sipas njoftimit të KFOR-it, patrullimi është një nga aktivitetet kryesore të ushtarëve, të cilët vazhdojnë përpjekjet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt në rajon.
KFOR-i thekson se ky aktivitet është pjesë e angazhimeve të përhershme për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë, duke ndjekur parimet e transparencës dhe paanshmërisë. Gjithashtu, KFOR-i punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, duke operuar në rolet përkatëse si reagues të sigurisë, për të siguruar një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për qytetarët e rajonit./Katror.info