katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Energjia në treg të lirë: Ndikimi në çmimet e shërbimeve publike
    1 hour ago
    Rutte bën thirrje për shtim masiv të kapaciteteve ushtarake të NATO-s
    2 hours ago
    KEK shtyn afatin për bizneset për lidhjen e kontratave për furnizim me energji elektrike 
    2 hours ago
    Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri
    3 hours ago
    Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë
    4 hours ago
    Kosova përfaqësohet në Expo Osaka 2025 në Japoni
    6 hours ago
    Nis rinovimi i banesave sociale me energji më efikase në Prizren
    6 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mitrovica do të mirëpres 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027
    2 hours ago
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Vanity Fair”: 10 arsye pse duhet t’i kaloni pushimet në Tiranë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Udhë

“Vanity Fair”: 10 arsye pse duhet t’i kaloni pushimet në Tiranë

Last updated: 26/03/2024 6:50 PM
149 Shikime
Shpërndaje

Edhe pse shumë italianë kanë nisur t’i kalojnë pushimet verore atje, Shqipëria është ende një destinacion jashtë radarëve. Dhe kryeqyteti i saj, Tirana, është destinacioni ideal për një fundjavë ndryshe, shkruan “Vanity Fair Italia”.

Ka shumë arsye për ta zgjedhur atë, afërsia me Italinë, klima mesdhetare, muzetë origjinalë, ndërthurja unike e arkitekturës dhe një nga kuzhinat më të mira në Evropën Jugore.

Koncerte, ngjarje madhore, muzetë brenda bunkerëve, arti i rrugës kudo, restorante gustator dhe argëtim pafund brenda dhe në periferi të qytetit.

Mundesh me e lexu edhe…

Rutte bën thirrje për shtim masiv të kapaciteteve ushtarake të NATO-s

“Tirana ka gjithçka që duhet për të mirëpritur vizitorët në çdo stinë të vitit”, tha Ketrina Jarazi, drejtoreshë e Turizmit në Bashkinë e Tiranës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Vitin e kaluar Shqipëria u vizitua nga mbi 10 milionë turistë dhe shumica prej tyre u ndalën edhe në Tiranë. Këtë vit shifrat, sipas statistikave, do të jenë edhe më të larta.

Më poshtë vijojnë 10 arsye pse duhet të bëni një udhëtim në Tiranë;

Qyteti është një ndërthurje unike e arkitekturës

Ka pak kryeqytete në Evropë ku brenda pak metrash mund të gjesh një kishë katolike, një kishë ortodokse dhe një xhami, dhe ku ndërtesat e epokës komuniste janë të rrethuara nga ndërtesa të stilit italian, bunkerë dhe struktura të stilit brutalist.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Tirana është një prej tyre. Mjafton të ecësh nëpër rrugët e qendrës për të kuptuar menjëherë ndërthurjen unike të arkitekturës që karakterizon kryeqytetin kaotik shqiptar.

Një kafe – po aq e mirë sa ajo italiane mund te shijohet në “Millenium Garden”. Eksploroni Tiranën duke nisur me pedonalen e këndshme në qendër dhe Opera Cafe në Sheshin Skënderbej.

Sheshi i madh, në qendër të të cilit ndodhet statuja e heroit kombëtar me të njëjtin emër nga vitet 1400, ka pamje nga Muzeu Kombëtar, Kulla e Sahatit, Teatri i Operas dhe Xhamia e Et’Hem Beut.

Pak metra më tutje shfaqet Katedralja Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”. Deri te Katedralja Katolike e Shën Palit dhe Xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Është afër dhe e lehtë për t’u arritur

Nëse deri para disa vitesh ishte e komplikuar dhe e kushtueshme të arrije në Tiranë, sot falë lidhjeve të shumta ajrore mund të arrish Shqipërinë në më pak se dy orë fluturim nga Italia.

Linjat ajrore “Wizzair”, “Ryanair”, “Ita Airways” dhe “Air Albania” lidhin çdo ditë aeroportet kryesore italiane me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, gjysmë ore larg qendrës së qytetit.

Në Tiranë mund të udhëtoni gjatë gjithë vitit, falë klimës së butë. Sezoni i lirë ju lejon të gjeni oferta të favorshme për fluturime dhe hotele, për të organizuar një udhëtim në fundjavë me buxhet të ulët në qytet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Është e lirë

Edhe pse çmimet janë rritur edhe në Shqipëri vitet e fundit, për turistët që vijnë nga Italia pushimet në kryeqytetin shqiptar – dhe në përgjithësi në vend – janë ende të favorshme.

Tirana, në fakt, krahasuar me kryeqytetet dhe qytetet e tjera, edhe në rajonin e Ballkanit, është ende e lirë.

Sidomos kur bëhet fjalë për restorante, muze dhe hotele. Kostoja e biletave të hyrjes në muzetë kryesorë varion nga 3 euro në 6 euro. Për 50-60 euro mund të flini në dhomë dyshe me mëngjesin të përfshirë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndër shumë të tjerë, “Hotel Mulaj” pranë Piramidës, qendrës më të madhe multifunksionale në Ballkan, është një perlë e vogël me dhoma te bollshme.

Nëse, megjithatë, kërkoni një akomodim luksoz, “The Crown Boutique Hotel” me spa, restorant dhe një pamje të pabesueshme të xhamisë së re, ose Tirana Marriot Hotel e re pranë Stadiumit Air Albania, janë adresat që duhet të mbani shënim.

Me 25-30 euro mund të hani dy persona në një restorant, me porcione bujare.

Kafeja? Kushton 1 euro dhe nuk ka asgjë për t’i pasur zili asaj italiane.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kuzhina shqiptare është e shkëlqyer

Gastronomia është një nga arsyet kryesore për të shkuar në Tiranë. Vitet e fundit, kuzhina shqiptare është zhvilluar me ritme të jashtëzakonshme, veçanërisht në kryeqytet. Menutë e restoranteve variojnë nga pjatat tradicionale në menutë bashkëkohore, deri në një ndërthurje të suksesshme të të dyjave.

Shumica e shefave të kuzhinës shqiptarë që kanë fituar përvojë në restorantet më të mira evropiane janë kthyer në vendlindje për të hapur restorantet e tyre.

Ashtu si “Padam” i shefit të mirënjohur Fundim Gjepali (gjithashtu shefi i “Antico Arco” në Romë), “Mullixhiu” i Bledar Kolës ofrojnë gatime tipike të Shqipërisë së Veriut.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për gatime më klasike – byrekë të shijshme të mbushura, qofte me erëza, tavë kosi me mish qengji, dhe fërgesë me rikota të kripura, speca dhe domate – por të përgatitura në mënyrë origjinale, i gjeni te restorant “Era”, pranë stadiumit Air Albania.

Nga ana tjetër, EOS Mezze Bar është një vend në modë me elementë dizajni dhe meze: menuja përfshin mbi 40 meze, meze tipike të Mesdheut lindor, produkte deti dhe opsione vegjetariane.

Shembull i tolerancës fetare

Pavarësisht sundimit të gjatë osman – rreth 500 vjet – dhe shpalljes së ateizmit shtetëror gjatë diktaturës komuniste (me pasojë ndalimin e praktikimit të feve), Shqipëria sot një shtet laik, është jashtëzakonisht tolerante ndaj të gjitha besimeve fetare.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në territorin e saj jetojnë myslimanë, të krishterë ortodoksë, të krishterë katolikë, hebrenj dhe bektashi.

Tirana është gjithashtu shtëpia e Qendrës Botërore Bektashiane, një vend i paharrueshëm, unik në panoramën evropiane.

Është një teqe e madhe me mozaikë mermeri hipnotik, dhoma kushtuar adhurimit dhe një muze, në dhomat e së cilës tregohet historia e Bektashinjve, një vëllazëri islame me origjinë sufi, e themeluar në shekullin e XIII.

Muzetë origjinalë për t’u vizituar

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Disa nga muzetë më origjinalë të kontinentit të vjetër ndodhen në Shqipëri, në Tiranë.

BunkArt1 është një muze i ndërtuar brenda një bunkeri gjigant anti-atomik në periferi të qytetit. Shtatë kate nën tokë ku tregohet historia e vendit nga pushtimi fashist italian e deri te komunizmi.

Pikërisht në qendër, BunkArt2 – krijuar në dhomat e bunkerit të vjetër të Ministrisë së Brendshme – është ndalesa ku mund të thelloni njohuritë tuaja për historinë e Shqipërisë komuniste gjatë viteve të diktaturës nën drejtimin e Enver Hoxhës.

Së fundmi, në ish-selinë e policisë sekrete, Shtëpia me Gjethe, fituese e Çmimit Muzeor të Këshillit të Evropës, i kushtohet vëmendje veprimtarisë së spiunazhit gjatë diktaturës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shumë ngjarje për të mbajtur shënim

Të mërzitur në Tiranë? E pamundur. Qyteti u shpall Kryeqyteti Evropian i Rinisë në 2022, Kryeqyteti Evropian i Sportit 2023 dhe në 2025 do të jetë Kryeqyteti Kulturor Mesdhetar.

Ka shumë ngjarje që zhvillohen gjatë gjithë vitit. Në maj, Festivali i Ditës së Ngjyrave feston ardhjen e verës.

Në fillim të shtatorit, Mural Fest, kushtuar artit të rrugës, ku artistë nga e gjithë bota krijojnë murale në fasadat e ndërtesave të kryeqytetit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nëse adhuroni kinematografinë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit TIFF-Tirana, me vëmendje të veçantë për artistët e rajonit, është një nga ngjarjet që nuk duhet të humbisni.

Maratona e Tiranës tashmë prej disa vitesh është një ngjarje fikse në vjeshtë.

Festivali i Librit është eventi më i madh shqiptar kushtuar botës së botimeve dhe zhvillohet çdo vit në muajin nëntor.

Më në fund, në dhjetor, Sheshi Skënderbej shndërrohet në një qytet të madh Krishtlindjesh me stenda ushqimore, shtëpi prej druri dhe lojëra.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Turizëm masiv? Këtu ende nuk ekziston.

Jeni lodhur nga radhët e gjata në hyrje të muzeve, galerive dhe pikave turistike me interes?

Jeni të lodhur nga nevoja për të nxituar për t’u futur në një klub ose për të pozuar për një selfie të zakonshëm që është e gjitha bujë në Instagram? Atëherë Tirana është destinacioni ideal.

Është qyteti ku mund të strehoheni për disa ditë për t’i shpëtuar turmave. Një destinacion ku nuk ka mbipopullim, Tirana është një kryeqytet i ri, që rezulton të jetë një surprizë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një fundjavë këtu është një mundësi jo vetëm për të kursyer para dhe stres, por edhe për të zbuluar një qytet të ri në një mënyrë më të thelluar, etike dhe të ndërgjegjshme.

A ka ende kuptim të vizitosh muzetë më të famshëm në botë me nxitim, pa e kuptuar domethënien e tyre, duke shmangur turmat e turistëve, vetëm për t’u thënë miqve apo të afërmve që ke qenë atje?

A nuk do të ishte më e përshtatshme t’i kushtonit kohën tuaj zbulimit të një muzeu më pak të njohur mbi historinë e një kombi, shumë pranë Italisë, me të cilin ka lidhje të thella historike, pa u përfshirë në turma me të huajt?

Është afër detit

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

As 40 kilometra nuk e ndajnë Tiranën nga Durrësi, një qytet me pamje nga Adriatiku dhe porti kryesor shqiptar.

Nëse keni në dispozicion një ditë shtesë udhëtimi dhe dëshironi të kaloni disa orë në breg të detit, është e lehtë të organizoni një udhëtim jashtë qytetit duke filluar nga kryeqyteti.

Durrësi është një nga qytetet më të vjetra të Mesdheut, me mbetje të shumta arkeologjike, ndër të cilat spikat Amfiteatri Romak, i ndërtuar midis shekujve I dhe II pas Krishtit, nën mbretërimin e Trajanit, i cili mund të strehonte mbi 20 000 banorë.

Një vizitë në qendrën historike dhe më pas direkt në plazh, edhe në sezonin e lirë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Filimisht, bëni një ndalesë te “Sardi”, një restorant peshku me pamje magjepsëse nga Adriatiku.

Durrësi ka plazhe të gjata me rërë të artë, me ujë të cekët dhe mjafton të lëvizësh disa kilometra nga qendra për të gjetur ujë të pastër dhe gjire sekrete ku të pushoni.

Plazhi i Kallmit, një gji i pasur me faunë detare dhe ai i Kepit të Rodonit, një kep shkëmbor që del drejt detit Adriatik, me shkëmbinj dhe shkurre mesdhetare, janë më të bukurit në zonë.

Shumë udhëtime jashtë qytetit në natyrë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pak minuta me makinë nga Tirana është gjithashtu e mundur të zhyteni në natyrën më të egër.

Parku Kombëtar i Malit të Dajtit, 25 kilometra në lindje të qendrës së Tiranës, mund të arrihet me makinë, taksi ose me teleferikun “Dajti Ekspress”, i cili arrin për rreth 20 minuta.

Është një parajsë për të apasionuarit e natyrës, dhe ka argëtim në çdo stinë të vitit.

Këtu ndodhet edhe Parku i Aventurave të Dajtit, një park për të rritur dhe fëmijë i krijuar në zemër të pyllit. percjell ATSH.

Nëse preferoni ushqimin e mirë në vend të aktiviteteve sportive, jashtë Tiranës ka shumë shtëpi fermash ku mund të hani ushqime të shijshme vendase. Më e mira?

“Fustanella Farm” dhe “Kazerma e Cerenit”, lëndë të para cilësore, ndërthurje shijesh dhe strukturash të lashta dhe bashkëkohore të rrethuara nga gjelbërimi. Vështirë të gjesh më mirë! /Vanity Fair

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:Tiranatophome1turizemudhe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Asnjë vend i lirë”- Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Hungari-Kosovë
Artikulli i ardhshëm ShBA: Ariu u fut në një shtëpi dhe “vodhi” ushqim

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Udhë

Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…

25 Shikime
Udhë

DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”

31 Shikime
Udhë

“Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare

30 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?