Dy asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu dhe Edmond Azemi, janë larguar nga grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), duke u pozicionuar si të pavarur.

Në sallën e Kuvendit, ku sot pritet të mbahet seanca e rregullt, emrat e tyre janë vendosur në një pjesë të veçantë nga grupi i VV-së, me mbishkrimin “i pavarur”.
Me largimin e Lahut dhe Azemit, Lëvizja Vetëvendosje tani mbetet me 15 asamblistë në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë deklaratë zyrtare nga të dy asamblistët për arsyet e këtij vendimi./Katror.info