Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka realizuar një vizitë të rëndësishme në selinë e kompanisë Nokia në Helsinki, ku u prit nga drejtuesit e kësaj kompanie me një mikpritje të ngrohtë.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Osmani ka falënderuar zyrtarët e Nokia-s për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe ka shprehur kënaqësinë për të pasur mundësinë të shihte nga afër sukseset historike dhe ato që vazhdojnë të arrijnë, të cilat, sipas saj, pasqyrojnë shpirtin inovativ të Finlandës.
I thank @Nokia for the warm welcome yesterday in Helsinki. It was a pleasure to see all of their historic and ongoing success, which showcases the innovative spirit of Finland.
We had a great discussion on how to bring Nokia investments to Kosovo, home to the most tech-savvy… pic.twitter.com/HOxesBVvMr— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 25, 2025
“E falënderoj Nokia për mikpritjen e ngrohtë dje në Helsink. Ishte një kënaqësi të shihja sukseset e tyre historike dhe ato që vazhdojnë, të cilat tregojnë shpirtin inovativ të Finlandës. Kemi pasur një diskutim të shkëlqyer mbi mënyrat për të sjellë investimet e Nokia-s në Kosovë, vendi i rinisë më të shkathët teknologjikisht në rajonin tonë”, tha Osmani.
Gjatë takimit, Osmani diskutoi mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve të mundshme të Nokia-s në Kosovë, duke theksuar se vendi ka një rinisë me potencial të jashtëzakonshëm në sektorin e teknologjisë.
Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës teknologjike në Kosovë dhe rritjen e mundësive për bashkëpunim ndërkombëtar./Telegrafi/Katror.info