Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mirëpritur të enjten njoftimin e presidentit amerikan Donald Trump për pezullimin e tarifave reciproke.
“Kushtet e qarta dhe të parashikueshme janë thelbësore për funksionimin e zinxhirëve të tregtisë dhe furnizimit”, ka shkruar ajo në “X”.
Ajo shtoi se tarifat janë taksa që vetëm dëmtojnë bizneset dhe konsumatorët.
“Kjo është arsyeja pse unë vazhdimisht kam mbrojtur një marrëveshje tarifore zero për zero midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shtuar Von der Leyen.
Trumpi të mërkurën pezulloi tarifat reciproke me të gjitha shtetet për 90 ditë, përveç Kinës së cilës ia rriti në 125%. SHBA-ja la në fuqi tarifat universale prej 10%./KOHA/Katror.info