Të hënën në mbrëmje u mbajt gala mbrëmja me çmimet për futbollin zviceran. Granit Xhaka fitoi për të tretën herë radhazi. Për shkak se po luan sërish me Leverkusenin të martën, kapiteni i kombëtares së Zvicrës, si disa yje të tjerë, nuk mundi të ishte në Bernë. “Ishte një vit i pabesueshëm. Jo vetëm për mua personalisht, por për të gjithë Zvicrën”, tha Xhaka, shkruan albinfo.ch.
Gjithashtu është shpërblyer edhe Ardon Jashari, si Futbollisti i Talentuar 2024. 22-vjeçari Jashari është vendosur te Bruges dhe së fundmi ka qenë kapiten i kombëtares U-21. Në fjalimin e tij të fitores, ai falënderoi ish-trajnerin e tij Mario Frick: “Ishte falë tij që karriera ime u nis me të vërtetë”.
Sulmuesi i Aaraut Valon Fazliu mori çmimin si “Challenge League Player 2024”. “Jam pak nervoz, kjo është hera e parë për mua”, shpjegon ai, i cili u shpallur më i mirë i Ligës së parë zvicerane./albinfo.ch