Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë hedhur poshtë thashethemet për ndarjen e tyre.
Xhensila së fundmi mbajti një koncert, ku i pranishëm ishte edhe bashkëshorti i saj, Besi.
Ditëve të fundit është spekuluar shumë për një krizë në çiftin e njohur shqiptar, gjë që çoi deri te lajmet se mes tyre mund të ketë ndodhur ndarja.
Por, ata përmes Instagramit hodhen poshtë të gjitha lajmet, duke iu drejtuar të gjithëve “të rrinë të qetë”.
“Çdo 6 muaj një lajm ndërron jetë aktori i njohur, çdo 4 muaj një lajm tjetër ndërron jetë Ija e Bes Kallakut, çdo 1 muaj Xhensila shtatzënë, tani edhe këto të fundit.. më keni ca. Shqiptarët të rrinë të qetë”, shkroi Xhensila ngjitur me një video ku shihet bashkë me Besin.
Çifti pas shumë vitesh bashkë, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2017, u bën prindër në vitin 2018, të së voglës, Ajka.
