Bryan Adams, këngëtari dhe kompozitori i mirënjohur botëror vjen në Shqipëri. Kanadezi Adams do të mbajë një koncert madhështor më 2 maj 2025 në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve. Autori i hiteve botërore “Everything I do” apo “Please forgive me”, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri, do të dhurojë emocione për fansat e tij.
Bryan Adams ka shitur më shumë se 65 milionë albume në të gjithë botën dhe është fitues i shumë çmimeve. Disa nga këngët e Adams janë dhe kolona zanore të filmave. Kujtojmë këngën “Heaven” e shkrurar për filmin “A Night From Heaven”, apo dhe kënga “Everything I do” për filmin “Robin Hood: Prince of Thieves,” “Summer of 69.”
Mediat në Shqipëri raportojnë se biletat mund t’i gjeni me ulje në këtë link.
Mundësia për t’i blerë më lirë biletat është deri në hënën në mesnatë, para daljes në shitje për publikun e gjerë./Katror.info