Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se do të flasë me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, më 19 mars për të diskutuar hapat e ardhshëm në luftën kundër agresionit rus.
Lajmin e bëri publik vetë Zelensky gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Presidentin finlandez, Alexander Stubb, ku ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për stabilitetin e Ukrainës.
“Sot, unë do të kontaktoj Presidentin Trump. Ne do të diskutojmë detajet e hapave të ardhshëm. Besoj se gjithçka po shkonte në drejtimin e duhur, nëse jo për Rusinë, e cila është gjithmonë e pakënaqur kur diçka shkon siç duhet”, u shpreh Zelensky, duke aluduar për përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për të minuar stabilitetin e Ukrainës./Katror.info