Edon Zhegrova është i jashtëzakonshëm në fushë si futbollist, por edhe më i jashtëzakonshëm jashtë fushës së blertë me gjestet e tij.
Ylli kosovar është një nga futbollistët më të dashur nga tifozët falë paraqitjeve fantastike që po bën me Lillen në Francë, por edhe me fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Shumë pankarta të martën mbrëma ishin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga fëmijët duke i kërkuar fanellën me numrin 10 sulmuesit prishtinas.
Megjithatë njëri nga ta ka qenë fatlumi, që Zhegrova ia ka dhuruar fanellën.
“Zhegrova, a ma jep ndresën”, ka shkruar tifozi i vogël të cilit iu plotësua dëshira nga numri 10 i Kosovës pas ndeshjes, pasi Edoni shkoi dhe ia dhuroi fanellën./Katror.info