Studiuesit amerikanë kanë zhvilluar një lloj qelqi miqësor ndaj mjedisit të quajtur LionGlass, i cili nuk kërkon shumë konsum të energjisë gjatë procesit të prodhimit dhe në të njëjtën kohë është më rezistent se xhami standard.
Kjo shpikje e re siç shpresojnë studiuesit do të ndihmojë në zvogëlimin e emetimit të gazrave pasi të paktën 86 milionë tonë dioksid karboni prodhohen në botë çdo vit gjatë procesit të prodhimit të qelqit.
“Qëllimi ynë është të bëjmë prodhimin e qelqit të qëndrueshëm në afat të gjatë. LionGlass eliminon përdorimin e materialeve që përmbajnë karbon dhe ul ndjeshëm temperaturën e shkrirjes së qelqit”, ka thënë John Mauro.
Shumica e emetimeve të dioksid të karbonit të xhamit standard janë për shkak të energjisë së nevojshme për të ngrohur furrën në temperaturat e larta të nevojshme për shkrirjen e xhamit. Me xhamin LionGlass, temperatura e shkrirjes zvogëlohet me 300 deri në 400 gradë, që paraqet rreth 30 për qind reduktim të konsumit të energjisë
Një avantazh i shtuar është se xhami LionGlass është 10 herë më i qëndrueshëm ndaj plasaritjes se xhami standard.
Rezistenca ndaj dëmtimit është një veti veçanërisht e rëndësishme e qelqit dhe është thelbësore për përdorim në industrinë e automobilave dhe elektronikës, arkitekturës dhe teknologjisë së komunikimit, si kabllot me fibra optike. Edhe në mjekësi, vaksinat ruhen në enë qelqi të fortë dhe kimikisht rezistente. /Katror.info
Përgatiti:
