Parlamenti i Cyrihut, me një shumicë votash, ka marrë vendim për largimin nga tregu të kamionëve grumbullues të mbeturinave, duke i zëvendësuar në kamionë pa emetim të gazrave.
Parlamenti i qytetit ka propozuar dërgimin e këtyre kamionëve në Kosovë.
Këshilli i qytetit (ekzekutivi) tani duhet të kontrollojë nëse këto dhe automjete të tjera mund të jepen falas ose me çmim të ulët.
Postulati i FDP-së dhe PS-së mori një shumicë të qartë në mbledhjen e së mërkurës, duke aprovuar propozimin me 101 vota pro dhe 12 kundër.
Beat Oberholzer (GLP) pyeti pse duhej t’i jepeshin Prishtinës, këta kamionë, shkruan Telegrafi.
Ai kërkoi që të merren parasysh edhe qytetet e tjera, por Postulanti Pascal Lamprecht (PS) e refuzoi kërkesën.
Kjo duke iu referuar edhe partneritetit mes Zyrihut dhe Prishtinës dhe diasporës së madhe kosovare në Cyrih.
“Zyrtarë të Komunës së Prishtinës vazhdimisht ka theksuar se zgjerimi i grumbullimit të mbeturinave është një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të infrastrukturës”, thuhet në deklaratë./Katror.info