Zyra Tregtare në Ambasadën e Austrisë ne Prishtinë- ADVANTAGE AUSTRIA Prishtina sot organizon DigiDay Prishtina 2025, një ngjarje e rëndësishme kushtuar inovacionit digjital në administratën publike dhe industri.
Ky event do të mbledhë së bashku kompani dhe ekspertë nga Austria dhe Kosova për të diskutuar mbi e-Government, Inteligjencën Artificiale, Sigurinë Kibernetike dhe Aftësitë Digjitale.
“Në këtë ngjarje do të ketë diskutime të nivelit të lartë, prezantime të praktikave më të mira dhe takime ekskluzive me përfaqësues të rëndësishëm të sektorit publik dhe privat. Po ashtu do të flitet për tendet më të fundit në digjitalizimin e administratës publike dhe industrisë”, njofton Zyra Tregtare e Austrisë në Prishtinë./Katror.info