Trendet e ndryshme t’cilat promovohen përmes mediave dhe rrjeteve sociale n’shumë raste shtyejnë njerëzit me ndërmarrë veprime e ndryshime drastike që e afektojnë shnetën e tyre qoftë fizike apo mentale, veç me ju përshtatë nji modeli t’caktum t’dukunit – gja që shumëkujt nuk i ka ba hajr.
Postime prej ma t’ndryshmeve t’blogerëve e t’fitnes modelëve t’cilët promovojnë trupa super vital e atletik, por edhe nji stil jetese tejet strikt e t’vështirë për me u mirëmbajtë janë nji ndër faktorët ma t’shpeshë t’cilët na shtyejnë me mendu që për me qenë edhe na si ata, duhemi me ju qasë ushqimit, ushtrimeve dhe jetesës n’mënyrën e njejtë sikurse shembujt t’cilët po na duken mirë. Megjithatë, ne po harrojmë me i marrë n’konsideratë 4 aspekte tejet t’randësishme t’fitness kulturës dhe diet-kulturës, e me i rimendu rimendu:
1. Fitness blogerët dhe modelët janë profesionistë

Këta burra dhe gra janë njerëz t’fushës, t’cilët jetojnë prej sportit. Pra, karriera e tyre nvaret prej stërvitjeve, dietave dhe rezhimeve strikte t’konsumimit, pikërisht për faktin se performanca e tyre profesionale nvaret nga nji stil i tillë jetese. E ne, t’ndikuar prej linjave t’tyre po harrojmë që nuk e kemi kohën e as mundësitë me u zhvillu njejtë sikurse zhvillohen ata, sepse, ne ushtrojmë punë dhe stil ndryshe jetese prej tyre. E për nji njeri normal, nuk asht normale me nejt t’u ushtru e t’u e peshu secilin ushqim me miligramazhë, madje, nuk asht as e nevojshme.
2. As fitness blogerët e trajnerët nuk janë gjithë n’top formë

Ne po harrojmë që edhe këta persona janë njerëz sikurse ne, e që edhe atyre najherë ua lëshon takati e fuqia, e besa edhe ju bjen motivimi e jo çdo herë janë n’top formë nj’ashtu sikurse duken n’rrjete sociale, t’u marrë poza, t’u e ndalë frymën e t’u i hi pak edhe fotoshop-it. Kështu, edhe atyre najherë ju fryhet barku, nga nji herë duken ma t’pa-plan. Poashtu ka raste kur edhe këta persona hajnë ushqime palidhje e t’pashnetshme njilloj sikurse na – cheat days – që ju thojnë.
3. Veç pse njerëzit duken vital nuk do t’thotë që janë t’shëndetshëm

Veç pse njerëzit sportiv sikurse fitness blogerët, bodybuilder-ët e atletët duken vital e me trupa t’definum, kjo nuk do t’thotë që trupat e tyre janë t’shnosh. Përkundrazi, shumë prej tyre për me arritë fizik t’caktum ose me performu ma intensivisht n’sportet me t’cilat merren marrin suplemente artificiale shtesë (proteina, vitamina, kreatinë etj), sepse, edhepse ma aktiv fizkisht se njerëzit e tjerë, as organizmi e trupi i tyre nuk ka kapacitet me nejt aq i fortë pa ja ndihmu me diçka artificiale. E dorën n’zemër, ky stil i t’menaxhuari t’trupave vital e muskuloz, nuk asht shembull i mirë me u ndjekë. Nuk bahet trupi me çdo kusht!
4. Fitnessi asht mënyrë e t’jetuarit që promovon jetën e shnetshme, por edhe mirëqenien

Nuk shkon jeta veç t’u hangër ushqime t’ziera pa kripë e mëlmesa, sallata që nuk janë t’ngopshme e duke e stër-mundu vehtën me ushtrime e kufizime. Kultura e fitness-it asht mënyrë jetese që promovon mirëqenien, përfshirë edhe lumturinë e gjendjen psikologjike t’tonën, e që mundet lehtësisht me u damtu po që se nuk kujdesemi për të. Kështu, nji stil i moderum i t’ushqyerit, sikurse asht sistemi 80/20 i t’ushqyerit, ose stili mediteran i t’ushqyerit – janë definitivisht alternativa ma t’shnetshme me u ndjekë, sesa janë recetat strikte, pa sheqerna, yndyrna, kalori dhe shije.
T’u i marrë parasyshë këto 4 aspekte, asht ma mirë me hangër n’mënyrë t’moderume e me provu me qenë aktiv/e pa e pasë t’instalume n’kry se ti duhesh me e stërmundu vehtën dhe me hy n’gjynah me trupin, shnetën e shpirtin tand, duke synu me u duk’ sikurse dikush që nuk e ka stilin e jetesës t’rëndomtë sikurse shumica prej nesh.
Ecjet e gjata me miqë e familjarë, zgjatjet, alpinizmi, e edhe fitnessi janë alternativa t’mira për me u kujdesë si për peshën dhe fizikun, ashtu edhe për shnetën tonë. Gjithashtu, përgatitja e shujtave sa ma t’shnetshme, por edhe ngopëse e me shije asht çelësi për nji jetë t’mirë. E që najherë ja prishim me pak gricka e ambëlsina – nuk bahet nami. Fundja nji jetë e kemi, e kjo jetë s’ka pse me qenë bajate, kur mundet me qenë e mbushun e me na e lanë nji shije t’mirë.
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
