Smoothie-t pa dyshim janë nji prej mënyrave ma t’mira me e nisë ditën mbarë. T’lehta me u kombinu e përgatitë – ato jo për palidihje kanë mrri për shumëkand me u ba edhe shujtë e mëngjesit, pikërisht për shkak se po u përgatitën mirë dhe po u përshtatën përbërësit t’ngijnë.
Smoothie-t me fruta dhe spinaq janë nji prej mënyrave ma t’mira t’mundshme me i përfshi edhe ushqimet e gjelbra n’smoothie, pa u vërejtë që janë aty, por t’u i marrë vitaminat e nevojshme. E kombinime t’tilla mundesh me ua ba gati fëmijëve për shkollë pa u tutë që nuk po e pijnë, sepse, gjithë mundesh me përdorë këtë foren: Pije smoothie-n me fruta dhe spinaq, si Popeye me u forcu n’daç!
1. SMOOTHIE ME ANANAS DHE SPINAQ
Smoothie me ananas dhe spinaq asht pikërisht prej atyre smoothie-ve t’cilat ja vlenë me i konsumu n’baza javore apo ditore dhe që definitivisht veç çka mundet me t’ba mirë. Andaj, n’raste si kjo; ku ke ra n’recetë t’mirë e t’lehtë racionet për smoothie me ananas dhe spinaq asht krejt çka t’duhet me ba këtë vikend gati për tan’ javën.
2. SMOOTHIE ME BORONICA, SPINAQ DHE BANANE
Smoothie me boronica, spinaq dhe banane asht nji prej kombinimeve ma premtuese, pikërisht sepse përmbanë kalori e yndyrë t’shëndetshme, proteina, natrium, kalium, hekur, kalcium, vitaminë A dhe C. me i ra shkurt – asht nji bombë plot vlera ushqyse, por edhe shijon. E ma e mira asht, që për 1 minut e ke gati.
3. SMOOTHIE VEGAN ME SPINAQ
Smoothie me spinaq asht nji prej smoothieve që mundesh me e llogaritë sa t’shijshëm e t’ushqyeshëm, aq edhe i lehtë me u përgatitë. Plus, ky smoothie asht vegan; nuk përmbanë produkte shtazore hiç e asht i përshtatshëm edhe për ata t’cilët kanë intolerancë ndaj laktozës (sheqer i qumështit). Tap-rrap, smoothie-n e përgatitë n’dakik, me shumë pak përbërës.
4. SMOOTHIE ME MANGO DHE SPINAQ
Smoothie me mango e spinaq asht alternativë e shnetshme për me e “boost” imunitetin e me i dhanë energji vehtës për me qëndru gjatë ditës, pa e mundu vehtën fort. Mjafton me e pasë 1 blender, 2 minuta kohë dhe 4 përbërës.
5, SMOOTHIE ME PJESHKË DHE SPINAQ
Bahu Popeye i kohëve moderne e forcoje imunitetin tand me nji smoothie me pjeshkë e spinaq; smoothie ky që t’furnizon me potasium, magnezium, hekur e vitaminë A, por që edhe nuk ka fort kalori. E për me e përgatitë nuk lipset ndonji filozofi.
Servo smoothie-t n’gotë ose vendosi n’shishe t’xhamit e ruji n’frigorifer. Këto smoothie qëndrojnë t’freksëta për 3 ditë. Thjeshtë çka duhesh me ba asht me e shkundë shishen mirë para përdorimit. Mundesh me marrë n’punë me vehte, me ua dhanë fëmijëve për n’shkollë, apo me e komsumu para ushtrimeve. Shijo!
E nëse je n’kërkim t’ideve t’tjera për smoothie – ne t’i kemi radhitë 5 smoothie-t ma t’mira për shnetë bashk me 3 smoothie me dredhëza që kujtdo i pëlqejnë. E nëse po don ma shumë perime me futë n’recetat me smoothie, mos e le pa i provu edhe smoothie-n me qershi dhe lulelakër, apo smoothie-n me lulelakër dhe gjalpë kikiriku.Secila asht ma e mirë se tjetra, edhe secilën prej tyre e ke gati brenda 2 minutave. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria