Teleskopi Hapësinor James Webb (JWST) vazhdon të japë imazhe të mrekullueshme të qiellit të thellë.
Vetëm disa ditë pas mega-imazhit të saj epik “Shtyllat e Krijimit” dhe të tjerëve të disa “unazave të tymit” rreth dy yjeve masive, NASA ka publikuar vëzhgimin e saj më të fundit mahnitës, që tregon një bashkim galaktikash.
Dy galaktikat që janë 270 milionë vite dritë larg nesh janë të mbuluara nga një re pluhuri hapësinor përmes të cilit depërtojnë rrezet infra të kuqe të Webb-it.

Imazhi u krijua nga një kombinim i të dhënave të kapura nga tre nga katër instrumentet e Webb, tha NASA në një deklaratë.
Të gjitha imazhet e galaktikave të ndryshme që po vijnë nga teleskopi Webb tash e sa kohë, po mahnisin botën me bukuritë që na rrethojnë, dhe po ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më shumë detaje rreth fenomeneve që ndodhin në hapsirë.
Gjatë misionit të tij fillestar 10-vjeçar, teleskopi do të studiojë sistemin diellor, do të fotografojë drejtpërdrejt ekzoplanetet, galaktikat e para dhe do të eksplorojë misteret e origjinës së Universit.
Krahasuar me imazhin e mëparshëm të Hubble të IC 1623, pamja e Webb zbulon një shtresë krejtësisht të re në strukturën e galaktikave të bashkuara.