katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    12 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    13 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    1 day ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    12 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    13 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    13 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    12 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Transformohet monumenti i pavarësisë NEWBORN
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Transformohet monumenti i pavarësisë NEWBORN

Last updated: 17/02/2023 3:38 AM
184 Shikime
Shpërndaje
Foto: Fisnik Ismaili/Facebook

Monumenti i Pavarësisë së Kosovës sikur se çdo 17 shkurt edhe këtë vit ka ndryshuar pamje. Kësaj here monumenti është transformuar duke ua ndryshuar vendet shkronjave.

“No new broken republic” është mesazhi që ideatori i monumentit Fisnik Ismaili ka përçuar këtë vit duke ofruar mbështetje për Ukrainën.

NEWBORN, monumenti i Pavarësisë së Kosovës ka gjithnjë mesazhe të veçanta për çdo vit që Kosova feston si shtet.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Që prej 2008-s kur Kosova fitoi pavarësinë NEWBORN-i i dërgon nga Prishtina mesazhe gjithë botës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Këtë vit monumenti i dedikohet Ukrainës. Por, çfarë mesazhe përcolli në vitet e kaluara?

Në vitin 2008, NEWBORN përkthehej në “Më i madh se vetë jeta”. Fisnik Ismaili, autori i veprës e ndërtoi brenda 11 ditëve dhe e bëri publike në ditën kur Kosova fitoi pavarësinë. Po atë ditë monumenti u shënjua nga 150 mijë dedikime të qytetarëve. Të parët ishin presidenti dhe kryeministri i asokohe, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi.

Nga ajo ditë monumenti nuk ndryshoi për pesë vite duke qenë se autoritetet nuk kishin një plan konkret për mirëmbajtjen e tij. Fisnik Ismaili kishte dy ide, ose ruajtjen e firmave të 17 shkurtit 2008, ose ndryshimin e tij të përvitshëm.

Dhe kështu ndodhi. Në vitin 2013 monumenti përfaqësonte mirënjohjen.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai u lye me të verdhë, njësoj si dhe ngjyra në flamurin e Kosovës. Ismaili nuk ishte dakord, andaj ai mblodhi disa qytetarë të Kosovës të cilët pikturuan flamujt e vendeve që kishin njohur deri atëherë pavarësinë e vendit. U pikturuan 96 flamuj.

Viti 2014 i NEWBORN ishte në kujtim të të rënëve të luftës. Ngjyrat e monumentit atë vit ishin të uniformave të ushtarëve nga të gjitha vendet që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës.

Në vitin 2015 NEWBORN na tha “Shprehu lirshëm”. Një vijim i idesë fillestare ku qytetarët e Kosovës nënshkruan mbi monument, edhe atë vit patën mundësi të shprehin mendimet e tyre mbi çdo shkronjë përveç shkronjës E. Ajo mbeti e zezë në emër të emigrantëve të cilët janë larguar nga vendi në kohën e luftës.

“Izolimi” ishte mesazhi i vitit 2016. Telat me gjemba të pikturuar në monument përçuan qartë pamundësinë e Kosovës për t’u integruar dhe çështjen e refugjatëve. Procesi i liberalizimit të vizave ka filluar në vitin 2012 pa mundur të konkretizohet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 2017, NEWBORN rrëzoi dy shkronja, N dhe W, për të nënkuptuar “No walls”. Ky ishte dhe mesazhi i atij viti për botën, “rrëzimi i mureve”. Konkretisht, çështja lidhej me murin në Mitrovicën e Veriut, pranë Urës së Ibrit, që sipas Kosovës ishte ilegal dhe nënkuptonte ndarjen e Mitrovicës. Muri nuk ekziston më.

Në vitin 2018, Kosova shënonte 10-vjetorin e pavarësisë. Shkronja B e NEWBORN-it u zëvendësua me numrin 1, duke krijuar numrin 10, pasi u vendos pranë shkronjës O. “Dekada” ishte mesazhi i atij viti.

NEWBORN është fokusuar gjithnjë te çështjet me shqetësim global, siç është dhe ndryshimi i klimës. Konkretisht Prishtina në vitin 2019 kishte kaluar çdo standard të rekomanduar sa i takon ndotjes së ajrit. Për këtë qëllim edhe monumenti iu dedikua ndotjes së mjedisit.

Institucionet thonë se numri i viktimave të dhunës seksuale në Kosovë është 20 mijë. Në vitin 2020, NEWBORN u dizajnua për nder të tyre. Secila shkronjë përmbante fjali që tregonin përjetimet e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 2021, qytetarët e Kosovës ngjyrosën pëllëmbët e duarve me bojë dhe i ngjitën nëpër shkronja. Ngjyrat ishin njësoj si uniformat e ushtrisë, ndaj dhe NEWBORN-i i atij viti ishte në përkrahje të luftës së UÇK-së.

Në vitin 2022 Fisnik Ismaili deklaroi se monumenti i dedikohet grave që vazhdojnë vriten para familjarëve të tyre. Në Kosovë, gratë përbëjnë shumicën e viktimave të dhunës në familje.

Simboli i pavarësisë së Kosovës jet u quajt “Gratë me krahë” në nder të grave, të cilat kanë qenë të suksesshme në sport, muzikë dhe film dhe kanë përfaqësuar Kosovën në 14 vjet të pavarësisë.

NEWBORN është ndërtuar nga një skelet çeliku dhe është i mbuluar me shtresë metali. Çdo shkronjë peshon rreth një ton dhe është e lartë 3 metra. Ky është monumenti më i vizituar në Kosovë./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:Fisnik IsmailiKosovanewbornpeopletophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kiana Kryeziu, talentja kosovare e skijimit e cila synon majat e lavdisë
Artikulli i ardhshëm Kosova feston 15 vjet shtet
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

65 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?