Thonë që dita e mirë shihet n’mëngjes e ne poashtu e mbështesim fuqishëm këtë thanje. Megjithatë, kur e ke nji sy hapun e nji ende mbyllun, asht vështirë me e gjetë vullnetin me fillu ditën herët, me energji e pa ankesa. Ama, s’asht nevoja me e nisë ditën me bark t’thatë kur mundesh diçka t’mirë me ba sa hap e mbyll sytë.
Smoothie me dredhëza dhe hurma asht smoothie që t’nevojitet për me fillu ditën me mjaftushëm vlera ushqyese (deri sa t’vjen koha e drekes), por edhe me u ambëlsu – biles at’ shumë. Krejt çka t’duhet janë 1 minut kohë dhe pak përbërës.
PËRBËRËSIT (1 servim):
100 gr dredhëza
3 hurma (pa thelb)
1 gotë qumësht
1 lugë gjelle gjalpë arra indiane
1 lugë gjelle arra
PËRGATITJA:
Shto t’gjithë përbërësit n’blender. Bluje masën deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme dhe smoothie t’mos ketë copa t’arrave brenda, pra t’jetë masa e njitrajtshme.
REZULTATI:
Servo smoothie-n n’gotë e konsumo menjiherë, ose fute n’shishe xhami n’frigorifer e konsumo brenda 3 ditëve. Thjeshtë çka duhesh me ba asht me e shkundë shishen mirë para përdorimit. Ngjashëm ti mundesh me e përgatitë edhe smoothie-n me hurma dhe çokollatë, apo smoothie-n klasik me mango dhe karrotë e me marrë n’punë me vehte, me ua dhanë fëmijëve për n’shkollë, apo me e komsumu para ushtrimeve. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria