Thuhet se Amy Childs ka sjell në jetë binjakë. Ylli i “The Only Way is Essex”, 32-vjeçe, raportohet se ka sjellë në jetë një djalë dhe një vajzë me të dashurin e saj, Billy Delbosq, 39-vjeç, shkruan Dailymail, përcjellë Katror.info.
Një mik i ngushtë i tyre zbuloi: “Amy ka mirëpritur foshnjat binjake, një djalë dhe një vajzë”.
“Ajo është shumë e gëzuar, por e lodhur pas një lindjeje të gjatë”.
Një burim për The Sun shtoi: “Amy dhe Billy janë shumë të lumtur nga ardhjet e tyre të reja”.
Amy është tashmë nëna e Pollyt, pesë vjeçe dhe Ritchie, katër vjeç nga marrëdhëniet e kaluara.
Pavarësisht se kishte kaluar dy herë shtatzëninë dhe lindjen e fëmijës, Amy më parë shkroi se është akoma në panik.
Më parë ka folur edhe për problemet që kishte në këtë shtatzëni si ngërçi në stomak.
Pavarësisht gjithë kësaj, Amy dhe foshnjat janë në gjendje të mirë shëndetësore./Katror.info