katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Zgjedhjet lokale, KQZ: Votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës
    3 hours ago
    Shkolla “Emin Duraku” përgatitet për Testin e Arritshmërisë
    9 hours ago
    Sot mot me diell, temperatura më e lartë 28 gradë celsius
    9 hours ago
    Gjeneral Jashari viziton JRTC, i falënderon për mbështetjen ndaj FSK-së
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Parku Arkeologjik i Bylisit po shndërrohet në qendër zhvillimi dhe edukimi
    9 hours ago
    “Carmina Burana” historike në Kosovë si univers paqeje e harmonie
    9 hours ago
    Në Preshevë organizohet për herë të parë Panairi i Librit Shqip
    9 hours ago
    Lojtarët nga Kosova e dominuan kategorinë U13
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Fituesit dhe momente kryesore në Kids’ Choice Awards 2025
    8 hours ago
    “London Calling”, film i mbushur me humor dhe aksion
    9 hours ago
    “Squid Game” rikthehet në Netflix me sezon final
    9 hours ago
    “Carmina Burana” historike në Kosovë si univers paqeje e harmonie
    9 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    2 days ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    5 days ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    5 days ago
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    1 week ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    1 week ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    2 weeks ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve
    9 hours ago
    8 gjëra që (ndoshta) nuk i dinit për Times Square
    3 days ago
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    2 weeks ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    3 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: 30 vjet World Wide Web publik
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Kuriozitet

30 vjet World Wide Web publik

Last updated: 09/05/2023 4:47 PM
80 Shikime
Shpërndaje
Foto: BBC Conferenciantes

30 vjet më parë një shkencëtar në Gjenevë gjeti një rrugë për shkencëtarët që të këmbenin informacionet më mirë me njeri-tjetrin. Ky ishte fillimi i rrjetit botëror digjital, World Wide Web.

Viti 1989 ishte vit ndryshimesh të mëdha. Një prej tyre ndodhi në kokën e Tim Berners Lee. Ky fizikant i qendrës së njohur botërore CERN në Gjenevë, nuk ishte i kënaqur me kaosin e madh në këmbimin e informacioneve midis institucioneve të ndryshme, grupeve të ndryshme të punës dhe grupeve projektuese. Ai gjeti zgjidhjen me anë të krijimit të një rrjeti digjital botëror informacioni, me të cilin shkencëtarët do të lidheshin me njeri-tjetrin.

Shkencëtari 34 vjeçar e shkruajti konceptin e tij në formë të shkurtuar. “Vague but exciting” – “E paqartë, por interesante”, e komentoi shefi i tij këtë Memo. Me sa duket ideja e tij nuk ishte shumë e qartë. Sepse me të nuk u mor njeri fillimisht.

Foto: DB CERN Genf/dpa/picture alliance

Mundesh me e lexu edhe…

Finalja e NBA 2025 – 4 gjëra kyçe për Lojën e 7-të

Por Berners-Lee vazhdoi të vriste mendjen dhe krijoi pjesët e veçanta përbërëse të rrjetit digjital botëror, World Wide Web: Të ashtuquajturat URL për adresat e Web-it, HTML, për të përshkruar faqet e Web-it, pra për t’i programuar ato. Po ashtu duhet të funksiononte protokolli teknik HTTP për linqet dhe më në fund duhej krijuar edhe receta për një Webbrowser. Për publikun botëror ky zbulim mund të shihej pikërisht 30 vjet më parë: Më 30 prill 1993 shkencëtarët e CERN, hapën rrjetin digjital botëror, World Wide Web. Kështu filloi marshimi fitimtar i internetit. Nga pikëpamja teknologjike shumë pak gjëra kanë ndryshuar deri më sot.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Brockhaus-in e zë pluhuri në bibliotekë

Fjalori enciklopedik Brockhaus / Fotografi: AP

Vajzës 13 vjeçare i duhet shpjeguar sot se në atë kohë nuk njihej as internet as smartphone. Në vend të bërjes së pazarit në qendër të qytetit, siç bëhej më parë, blerjet online plotësojnë sot çdo dëshirë. Volumet e Brockhaus i zë pluhuri në bibliotekë, sepse Wikipedia është parimisht adresa që kërkojnë të gjithë ata që duan të marrin informacione për revolucionin e 1789-ës ose për zbulimin e internetit. Kush kërkon një banesë, nuk shfleton më faqen e tretë ose të trembëdhjetë të gazetave të ditës, por kërkon në portalet e internetit dhe gjen aq shumë reklama, sa për të mbushur çdo lloj gazete.

Por ana tjetër e medaljes, për lidhjet me rrjet digjital është dizorientimi, fluksi i madh i informacioneve. Në rrjet të gjithë njerëzit mund të publikojnë dhe vlerësojnë pikëpamjet, idetë, produktet, mallrat dhe vizionet e tyre, dhe kjo ka qenë edhe ideja fillestare e rrjetit dhe funksionimit të tij. Donald Trump është një shembull i mirë për këtë gjë. Atij i mjaftoi mes të tjerash, një llogari në Twitter për të mbledhur një grup ndjekësish besnikë, megjithë informimet e gabuara, ose mbase për shkak të tyre.

Makinat e kërkimit si Google ose DuckDuckGo vërtet ndihmojnë sot që të ndash grurin nga kashta në një fushë të pafund informacionesh. Megjithatë koncernet e mëdha digjitale si Google, Apple, Facebook, Amazon dhe Microsoft janë koncerne botërore interesante, që ndjekin kryesisht interesa përfituese. Ata përfitojnë duke bërë strukturimin e internetit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një ide që nuk ka patur lidhje me Tim Berners-Lee. Ai mund ta kishte patentuar teknologjinë e tij të World Wide Web, por vendosi qëllimisht që të mos e bënte këtë. Uria për fitime ishte në kundërshtim me idealin e tij të këmbimit falas të informacioneve.

World Wide Web / Fotografi: AP Graphics

Niveli tjetër i Inteligjencës Artificiale

Hapi tjetër po ashtu brenda internetit sapo ka filluar. Është fjala për Inteligjencën Artificiale, (IA). Disa muaj më parë ChatGPT u bë shkak për të hapur një diskutim të ri. Mbas 30 vitesh internet, shtrohet pyetja a është ChatGPT e ardhmja e internetit? “Duke qenë model gjuhësor bazuar në IA, unë nuk mund të them me siguri nëse ChatGPT do jetë e ardhmja e internetit, sepse e ardhmja e internetit varet nga shumë faktorë dhe është vazhdimisht në transformim. Megjithatë ka disa karakteristika të ChatGPT dhe modeleve të ngjashme të IA, që kanë potencial të ndikojnë mbi internetin dhe ta ndryshojnë,” thotë software për veten e vet kur pyetet nga Deutsche Welle. Megjthatë e rëndësishme është të vëzhgohet nëse modelet e IA sjellin me vete edhe sfida etike, si për mbrojtjen e të dhënave, transparencën dhe përgjegjësinë. Këtu hapi i ri i internetit lë për të dëshiruar. Sepse vërtet që ChatGPT mund të gjenerojë tekste që kanë lidhje me njëra tjetrën dhe tingëllojnë koherente sa i përket përmbajtjes, por burimet mbeten të pazbuluara. Ndryshe ka qenë puna me Tim Berners Lee 30 vjet më parë, ndryshe Sër Tim Berners-Lee. Faqja e parë e tij në internet ka pasur adresën:

http://info.cern.ch/hypertext/WWW/TheProject.html

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ajo përmban edhe sot informacione bazë për World Wide Web: “Rrjeti WorldWideWeb (W3) është një nismë e gjerë hyper- mediatike për marrjen e informacioneve, nismë që synon krijimin e mundësive për të patur akses universal tek universi i madh i dokumenteve,” lexohet aty. Hypermedia vjen nga hypertekst dhe do të thotë tekste që kanë link, pra lidhje me tekste të tjera. Kështu krijohet një rrjet të dhënash, pa të cilin bota e sotme nuk do të mund të funksiononte, shkruan Top Channel.

Kush ka pyetje mund të fillojë një udhëtim në kohë. Në faqen e parë tëinternetit të publikuar në botë ekziston deri më sot një link për personat që marrin pjesë në projekt. Atje has Tim Berners-Lee, i cili ka marrë ndërkohë titull kalorsiak. Shkencëtari 34 vjeçar i atëhershëm ka pasur në CERN numrin e telefonit 3755, E-Mail: [email protected].

Por Sir Tim Berners-Lee nuk mund ta kërkosh më tek CERN-i. Sot ai është profesor në Institutin e Teknologjisë (MIT) në Masaçusets, dhe që prej vitit 2016 drejton një katedër në Universitetin e Oksfordit. Deri më sot ai drejton konsorciumin e krijuaj prej tij World Wide Web Consortium (W3C), Organizmin për standartizimin e teknikave në World Wide Web. Kjo gjë mësohet me anë të disa klikimeve ose shprehjes së dëshirave me smartfon në internetin e tij. /Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Nga një aksion i Microsoft në moshën 16-vjeçare te menaxhimi i milionave – Rrëfimi i Endrit Çelës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Dhuro gjak- shpëto jetë në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Super edicioni i Prishtina Open vjen për vitin e 3-të me radhë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
TAGGED:kuriozitetTim Berners - Leewebworld wide web

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Inteligjenca artificiale “vështirëson zbulimin e mashtrimeve”
Artikulli i ardhshëm Elon Musk njoftoi se Twitter do të fshijë profilet joaktive

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

Ëndrrat e pazakonta: Si na ndihmojnë të kuptojmë veten?

3 Shikime
Kuriozitet

Zbulohet harta tredimensionale 20 mijë vjet e vjetër

23 Shikime
Kuriozitet

Kur do të ndodhë eklipsi diellor më i gjatë i mijëvjeçarit?

12 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?