“Google” rendit Shqipërinë të tretën sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tiranën të dytën ndër qytetet e vizituara më shumë.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi sot të dhënat e “Google” teksa theksoi se Tirana la pas qytete të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm.
“Edhe sipas të dhënave nga vetë Google, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tirana jonë e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm”, u shpreh Rama.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se Shqipëria është vizituar nga 5.2 milionë të huaj në periudhën janar-korrik.

Gjatë shtatëmujorit, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me rreth 5 milionë shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 131 236 dhe 34 3721 shtetas./atsh/Katror.info