Kushdo që asht merakli i ushqimit e kupton merakun për me e zbulu nji recetë t’re, autentike e interesante që rrallëkush e përgatitë, por që përgatitet lehtë. E ne jemi pikërisht nga ata njerëz që nuk pritojmë hiç me gjetë receta t’tilla, sidomos nëse janë t’shijshme, t’shëndetshme dhe ekonomike. Andaj, edhe kësaj radhe kemi ardhë me nji t’tillë.
Nëse je merak n’sallata që gërshetojnë n’mënyrë perfekte shijet e ambla me ato t’njelbëta dhe acidike, e je n’kërkim t’recetave t’reja, atëherë e ke mundësinë me e mësu nji super-recetë t’freskët t’sallatës me mollë dhe arra – sallatë kjo e t’lehtë me u përgatitë, por edhe fort e shijshme dhe që mundesh me e pasë gati brenda pak minutash, me shumë pak harxh e veç n’3 hapa t’thjeshtë.
PËRBËRËSIT PËR SALLATË:
1 sallatë e gjelbërt (e copëtume)
1 mollë e gjelbërt (e prerë n’rriska t’holla)
¼ qepë e kuqe (e prerë n’fije t’holla)
¾ gotë arra të thekura
⅓ gotë djathë feta ( igrirë)
PËRBËRËSIT PËR DRESSING:
1/4 gotë vaj ullini
2 lugë gjelle uthull balsamike
1 lugë gjelle mustardë / senf
1 lugë çaji mjaltë
Kripë dhe biber i zi (Opsionale)
HAPI 1:
N’nji enë t’vogël / shihe shto t’gjithë përbërësit e dressing-ut dhe përziji ato mirë mes vehte deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme.
HAPI 2:
N’nji enë t’madhe e t’thellë shto rukollën, perimet dhe pjeshkën e përziji mirë.
HAPI 3:
Gradualisht shtoja dressing-un sallatës, përzije masën mirë dhe servoje sallatën n’pjatën që don.
REZULTATI:
Shijoje këtë super-sallatë me nji gotë venë t’bardhë ose rose përgjatë mbramjeve simpatike, apo edhe si shujtë dreke a darke kur nuk din çka me hangër dhe ke qejf me e shiju secilën kafshatë.
Mos harro që nji sallatë si kjo i shkon shumë edhe gostive e ahengjeve ku ke ma shumë t’ftum., veçanarisht nëse don me ju lanë përshtypje me shije t’reja, unike e kombinime jo fort t’zakonta.
E mbasi veç jemi te sallatat interesante dhe unike kurdo që je n’disponim, mos e le pa e provu edhe pasta-sallatën me dredhëza, sallatën me sos tahini, panzanella-n (sallatën krokante italiane), ose sallatën me tortellini; receta këto ideale për periudhën pranverë-verë e që definitivisht kanë me t’pëlqy shumë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria